Përdor fletët e Pashaportës si Letër Higjienike, Policia e Deporton

 Një ngjarje shumë e habitshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe javës që shkoi, ku një guraje iu prishën planet për të kaluar pushimet e shumëpritura pasi nuk u lejua nga policia, sepse kishte përdorur fletët e pashaportës së saj në vend të letrës higjienike në bajnë.

Faye Wilson thotë për mediat se pushimet e saj u shkatërruan, sepse autoritetet tajlandeze nuk e lejuan atë në vendin e tyre për shkak se kishte përdorur pasaportën si letër higjienike, raporton "Daily Mail".

27 vjeçarja kishte kohë që po planifikonte një udhëtim jashtë vendit, përpara se të mbërrinte në Australi, ku edhe  ka planifikuar të punojë për një vit.

Por ëndërra e saj u kthye në makth pasi autoritetet tajlandeze e deportuan për shkak të mungesës së disa fletëve në pasaportë.

Faye i Lake District, thotë se policët e kufirit hapën pashaportën e saj dhe nisën ta kontrollojnë. Më pas pyetën: "çfarë ka ndodhur këtu?"

Asaj i vinte turp të thoshte se kishte përdorur disa fletë të vulosura të pashaportës së saj si letër higjienike.

Faye thotë se ajo e ka përdorur pashaportën e saj 8 herë në shtatë vjet, dhe nuk e kishte kuptuar se grisja e fletëve do të qe një problem serioz.

Ai thotë se ajo shkonte nga njëri lokal tek tjetri, dhe kur një lokal nuk kishte letër higjienike, apo përdori fletët e pasaportës.
Përdor fletët e Pashaportës si Letër Higjienike, Policia e Deporton Përdor fletët e Pashaportës si Letër Higjienike, Policia e Deporton Reviewed by Marion Mardodaj on 2/12/2016 10:41:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.