Të ulurit pranë televizorit mund të jetë një mënyrë relaksuese për të kaluar mbrëmjen, por të kalosh shumë kohë para tij, kjo do të merrte disa vite nga jeta juaj.
Ky është përfundimi i një studimi të bërë në Australi, i cili bëhet i ditur nga Instituti Australian i Statistikave, i bazua mbi informacionet e mortalitetit në këtë vend. Të anketuarit u pyetën se sa kohë të kishin shpenzuar duke parë TV në javët e shkuara.
Në tërësinë e tij studimi nxorri në pah që pas 25 vjeç, çdo orë që një adult shpenzon duke parë televizor, shkurton 22 minuta nga jeta e tij.Këto studime sugjerojnë se qëndrimi i tepërt në televizor është po aq përcaktues për jetëgjatësinë, sa edhe pirja e duhanit dhe mungesa e lëvizjes.
Studimi nxjerr në pah gjithashtu se njerëzit që raportojnë nivel të ulët të aktivitetit fizik, humbasin mesatarisht 1.5 vjet jetë në krahasim me ata njerëz që ushtrohen në mënyrë të moderuar.