Nga Christina Antonyan |
E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë të bën një të dashur ideal?
E mban mend herën e parë kur ke bërë dashuri? E ndjen akoma atë pasion? E shijon të bërit dashuri apo e bën në formën e një rituali?
Ja 7 gabime që meshkujt bëjnë në shtrat pa vetëdijen e tyre:1. Rutina e mërzitshme
Dashuria është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, por si çdo gjë tjetër, mundte të bëhet shumë shpejt rutinë. Rutina bëhet e mërzitshme sepse nuk do jesh më në gjendje të shprehësh energjinë seksuale.
Fillojmë në kështu dhe përfundojmë ashtu...për çdo herë. Ku është kënaqësia në këtë mes?
Kur keni ide të reja, do të zbuloni sërish seksin dhe kënaqësi më pasionante me të dashurën.
Nëse i bëni një surprizë ditën e dielë në mbrëmje, atëherë po shtoni një element pasigurie. Kjo e rrit intensitetin e kënaqësisë dhe të bërjes dashuri.
Kur jeni lozonjarë, riktheni pasionin dhe rizbuloni kënaqësinë e të bërit dashuri pa udhëzime. Rezultsati? Ajo të të dojë gjithnjë e më shumë, gjithashtu edhe ju, sepse është gjithmonë surprizë.
2. Performanca dhe kënaqësia
Po bëni "show" për ta impresionuar atë? E imagjinoni veten duke luajtur një film pornografik?
Kur veproni kështu, ushtroni shumë presion ndaj vetes suaj dhe mënyrës së performimit. Fokusohuni në dhënjen dhe marrjen e kënaqësisë.
Të bërit dashuri është diçka sensuale, jo thjeshtë fizike. Nuk është një ushtrim. Është një udhëtim sensual zbulimi.
Preke dhe puthe atë në ato vende që s'e ke bërë më parë. Kushtoji vëmendje aromës së saj, mënyrës se si lëviz, frymëmarrjes, syve, dhe do marrësh më shumë kënaqësi nga ç'e kishe imagjinuar.
3. Zgjimi seksual dhe duke u munduar ta bindësh atë
Një ndër gabimet më të mëdha që mund të bësh, është ta bindësh atë që të bëjë dashuri me ty. Kur mundohesh ta bindësh, kjo përkthehet si një punë në mendjen e saj, si diçka që duhet të bëjë për t'ju kënaqur, në vend që të përkthehet si një diçka që dëshiron ta bëjë me ty. Përqendrohuni tek ndejza seksuale e saj.
Përpiquni i pëshpërisni në vesh fjalë të pahijshme dhe më pas largohuni. Ky emocione do ta tundonte së tepërmi atë.
Joshja seksuale në të shumtën e rasteve është emocionale dhe nënndërgjegjshme. Logjika nuk ka vend në romancë.
Puthjet e thella pasionante janë mënyra më e mirë për ta ndezur atë. Duke e vështruar drejt e në sy dhe duke e prekur ngadalë, kjo bën të ndërtoni lidhje emocionale. Nuk është e nevojshme të nxitoni.
4. Fokusimi vetëm tek penetrimi
Seksualiteti i femrës është i shpërndarë në të gjithë trupin. Penetrimi i thjeshtë nuk do të jetë edhe aq i kënaqshëm për të ndërkohë që nuk është ndezur siç duhet dhe s'është e gatshme për të pranuar penisin tënd.
Për atë, të bërit dashuri është përvojë e gjithë trupit, kshtu që merrni kohën e nevojshme për të zgjuar energjinë seksuale të saj.
5. Puthje të thjeshta dhe ndezja drejt aktit
Kur shumica e meshkujve mendojnë për puthje, e mendojnë si një punë. Disa meshkuj, "vriten" thjeshtë nga fjala "puthje".
Është e rëndësishme ndezja seksuale përpara aktit sepse i mundëson kohë joshjes natyrale. Është e rëndësishme, veçanërisht për femrat, sepse seksualiteti i tyre është i shpërndarë në të gjithë trupin.
6. Kur shkoni në të kundërt të rrjedhës së natyrshme
Kur seksi vjen në mënyrë të natyrshme, trupi përshkohet i tëri nga lehtësimi. Nëse mundoheni me forcë që diçka të ndodhë, do bëheni nervozë dhe të tensionuar.
Seksi i mirë është i pavetëdijshëm, është krejtësisht i natyrshëm dhe kafshërorë. Nëse dëshironi të ndërroni pozicionet apo të provoni diçka të re në atë çast, bëjeni nëse e ndjeni, pa i mbianalizuar gjërat.
7. Vështirësitë
Nuk kemi arsye përse të keni turp, mbani një mendje të hapur teksa zgjeroni horizotnet tuaja seksuale. Nëse ndoheni në siklet, ajo do ta kuptojë këtë dhe do bëjë të ndiheni të papërshtastshëm. Keni kaq shumë për të ofruar. Hapeni mendjen dhe zemrën ndaj mundësive të reja.
Praktika është shumë e rëndësishme, siç thonë, por kur vjen puna për të kryer marrëdhënje, por vetëdija dhe pozicioni mund të shumëfishojnë pëvojat seksuale për të dy partnerët.
Mabni mendjen e hapur dhe mos shpenzoni energji duke hungërirë dhe bluar, duke bërë këto gabime në shtrat.
Tags
Roze