Lamtumirë Turpit Seksual: 3 Mënyra për të çliruar Fajin dhe përqafuar Kënaqësinë

Nga Christina Antonyan

Tejkalimi i turpit seksual mund të jetë një sfidë e vërtetë për disa njerëz. Çlironi turpin dhe përqafoni kënaqësinë. Jeni vërtetë të denjë për kënaqësi.


Turpi seksual është një sfidë me veten - e vetërrënjosur në mendjen tonë. Turpi seksual na pengon të hapemi, të jemi spontan, e të shprehemi lirshëm sepse e fshehim çdo gjë brenda nesh. Na pengon të shprehim dëshirat seksuale, dhe na ushqen që ta mendojmë kënaqësinë si diçka të pahijshme.

Emocionet e turpit seksual na e "grabisin" intimitetin për të bërë dashuri dhe na bën impersonal seksualisht, ripërsëritës dhe mekanik. Mund të bëjë një burrë të humbasë aftësinë erektuese dhe një femër të humbasë dëshirën. Nuk mund të ndihemi "seksi" nëse ndihemi në faj. Faji seksual që mbajmë brenda nesh është propocional me kënaqësinë që nuk e ndjejmë.

Por nga vjen faji seksual?

Asnjëri nga ne nuk ka lindur me fajin seksual. Të gjithë e kemi nisur që në fëmijëri të prekim organet tona gjenitale si krijesa të pafajshme. Por ne, kjo ishte një rrugë zbulimi, çudie dhe kënaqësie.

Derisa një ditë një i rritur na bëri të ndihemi në faj për ato gjëra të çuditshme që kemi thënë, ku ndër të tjera mund të ketë thënë:

Turip, turp, turp!
Mos vazhdo ta prekësh veten se do të bëhesh i/e shëmtuar
Vajzat e mira nuk e bëjnë atë
Është mëkat të prekësh veten
Nuk duhet ta prekësh asnjëherë veten sepse do shkosh në ferr, etj

Nga këto pasoja dhe ndëshkime naive ne na janë ngulitur emocionin e fajësisë seksuale. Në fakt nuk mund të fajësojmë prindërit apo partnerët për këto qëndrime që vijnë nga trashëgimia prindërore e vetë tyre, nga keqinformime religjioze dhe injoranca shekullore.

Por gjithsesi, faji seksual është një emocion i mësuar që mund të zhbëhet.

Që të zhbëhet faji emocional, do të thotë të mos i lejosh të tjerët të programojnë seksualitetin tek ju, në mënyrë që të jini të lirë për të:

Shprehur lirshëm dëshirat.
Qenë kreativ dhe me besim në vetvete.
Qenë të lirë në ndjenjat tuaja.
Qenë të lirë që të përjetoni kënaqësinë tuaj në atë mënyrë që e zgjidhni vetë.

Kjo nuk do të thotë që të kompromentoni kufijtë dhe vlerat me të cilat jetoni.

Është e vështirë që zakonet e vjetëra të zhbëhen, por është e domozdoshme për një rritje të shëndetshme që faji seksual të tejkalohet.

Ja disa mënyra se si mund të kapërcehet faji seksual

1. Kthejeni fajin në kënaqësi
Afrohuni me ngadalë ndaj gjithçkaje që ju bën të ndiheni seksualisht në faj, afrohuni drejt kësaj pike, por asnjëherë mos u afroni shumë. Qëndroni të qetësuar, por mjaftueshëm të ngacmuar seksualisht për të ndjerë kënaqësinë.

Mund të nevojiten një sërë kënaqësishë seksuale për të bllokuar fajin seksual. Punoni deri në atë pikë sa të ndjeheni të zgjuar seksualisht e të qetësuar, të ngrohur, dhe shumë seksi. Duhet të keni gjithmonë parasyshë se kënaqësia fiton përherë, dhe faji humbet, kështu që duhet mësuar se si të ndërtoni kënaqësinë e të zhbëni fajin.

2. Reflektimi dhe pasqyrimi
Ajo çfarë kemi mësuar nga seksualiteti vjen nga pornot, media, miqtë dhe burime të ndryshme.

Nuk i kushtojmë kohë faktit për të njohur trupin tonë: çfarë na pëlqen me të vërtetë? Si ndihemi emocionalsiht dhe shpirtërisht për dëshirat tona?

Jeni dashuria më e afërt dhe e largët që keni. Gjeni kohë që të mësoni për trupin tuaj. Mësoni për dëshirat tuaja, kënaqësitë, dhe se si doni ta shrehni veten. Kjo do të nxjerë në pah veten tuaj të vërtetë, dhe të mbështeteni në atë se çfarë ju kanë thënë të tjerët.

3. Vetë-kënaqësia dhe vetë-besimi
Vetë-kënaqësia e rrit nivelin e vetë-besimit; kur e dimë për çfarë kemi nevojë, e rrisim nivelin e lidhjes emocionale dhe fizike të vetes. Duke e ditur se për çfarë jemi në gjendej të përjetojmë dhe se si trupi ynë merr kënaqësi, na mundëson të ndihemi rehat me zgjedhjet tona dhe krijin lidhje më të forta me partnerin.

Nuk mund t'ja jepni me të vërtetë dikujt tjetër atë që nuk e pranoni vetë. Kur e dini se si t'i jepni vetes suaj kënaqësi, nuk ju nevojitet vlerësim apo leje nga ndonjë person tjetër.

Seksi na jep fuqi emocionale, fizike dhe shpirtërore. Seksi është një kërkim i thellë për të zbuluar, jo vetëm trupin, por çdo gjë që fshihet brenda nesh. Natyra na ka dhuruar një mjet ku mund të shkojmë thellë në mënyrë natyrale drejt ekstazisë. Seksi është i mrekullueshëm dhe i shëndetshëm, mos i bëni rezistencë, dhe mos e represoni këtë forcë të jashtëzakonshme.
Lamtumirë Turpit Seksual: 3 Mënyra për të çliruar Fajin dhe përqafuar Kënaqësinë Lamtumirë Turpit Seksual: 3 Mënyra për të çliruar Fajin dhe përqafuar Kënaqësinë Reviewed by Marion Mardodaj on 1/13/2016 09:50:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.