Kritikuesi i Putin gjendet i vdekur


 Analisti i politikës ruse dhe gazetari Vladimir Pribylovsky, 59 vjeçar, raportohet se është gjetur i vdekur në banesën e tij. Kolegu i tij, historiani Yury Felshtinsky, shkroi në rrjetet sociale të mërkurën se ai është gjetur i vdekur në banesën e tij në Moskë dhe se nuk e ka asnjë informacion tjetër përkitazi me këtë ngjarje. Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar në lidhje me njoftimin për vdekjen e tij. Në vitin 2007, banesa e Pribylovskyt ishte bastisur nga policia dhe atij u ishin konfiskuar kompjuterët dhe materialet elektronike që kanë të bëjnë me librin “Korporata: Rusia dhe KGB-ja në epokën e presidentit Putin”. Yury Felshtinsky ishte bashkautor i këtij lilbri së bashku me Vladimir Pribylovskyn, të shtypur në vitin 2009 në New York. Libri u ribotua në vitin 2012. Vladimir Pribylovsky në vitin 2010 kishte qenë nënshkrues i peticionit “Putini duhet të shkoj”..
Previous Post Next Post