Loading...

Qeni vajton me orë pranë shokut të goditur nga makina


 Qentë nuk janë vetëm miqtë më të mirë të njeriut, gjithkush që ka pasur një qen e di se ata janë po aq besnikë edhe me qentë e tjerë.

Javën që shkoi, në Dallas, SHBA, një qen i bardhë u pa duke bërë një gjest aq sa të mrekullueshëm, dhe të dhimbshëm njëkohësisht.



Qeni i bardhë është parë duke i qëndruar pranë në anë të rrugës mikut të tij, i cili ishte shtypur nga një makinë.

Qeni besnik qëndroi duke qarë pranë mikut të tij për disa orë me rradhë, derisa shërbimi lokal i kafshëve mbërriti.

Besohet se qeni i bardhë, i quajtur Brian, e ka tërhequr mikun e tij në anë të rrugës pasi ky i fundit u godit nga një makinë.

Qeni që u godit nga makina quhej Marley. Të dy qentë u larguan nga garazhi pasi dera u la aksidentalisht e hapur.

Kjo histori e rrallë ka prekur një pjesë të mirë të amerikanëve.

Çfarë miku besnik; shpërndaje këtë histori të rrallë besnikërie, me miqtë.
Qeni vajton me orë pranë shokut të goditur nga makina Qeni vajton me orë pranë shokut të goditur nga makina Reviewed by Marion Mardodaj on 12/12/2015 09:47:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.