Është hedhur ditën e sotme shorti i finaleve të Kampionatit Europian “Francë 2016” në Paris. Nga disa analistë vlerësohet se ky është një short i vështirë për Shqipërinë, ndërsa të tjerë mendojnë se çdo gjë është e mundur. Gjithsesi, kuqezinjë do të kenë si rivalë Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.
Një grup i lehtë në letër, ndonëse kundërshtarët kanë histori në futbollin evropian. Sipas përllogaritjeve, skuadra e De Biazit do të luajë në “Francë 2016” në datën 11 Qershor kundër Zvicrës në Lens në orën 15:00 në një stadium me kapacitet me 30 mijë spektatorë.
Një ndeshje derbi nëse do të quhej kështu, pasi në kombëtaren helvete luajnë yjet me origjinë shqiptare si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami e Pajtim Kasami.
Ndeshjen e dytë Shqipëria do ta luajë kundër Francës në Marsejë në stadiumin “Velodrome” në një stadium me 69 mijë spektatorë. Ndërsa kundër Rumanisë, kombëtarja do të luajë ndeshjen e tretë në grupin A në stadiumin e Lionit me kapacitet 59 mijë tifozë.