Loading...

Lirohet Albin Kurti nga burgu, caktohet masa me "arrest shtëpie"

Lirohet Albin Kurti nga burgu, caktohet masa me "arrest shtëpie"

 Gjykata Supreme, përkatësisht kolegji prej tre gjyqtarësh, ka vendosur që masa e paraburgimit në rastin e të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të ndryshohet me masën e arrestit shtëpiak, raporton Gazeta Express.

Gjykata Supreme duke vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të avokatëve të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka aprovuar pjesërisht kërkesën e tyre dhe ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak.

Të pandehurit Albin Kurti, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 28.12.2015, ndërsa të pandehurës Albulena Haxhiu, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 07.01.2016.
Lirohet Albin Kurti nga burgu, caktohet masa me "arrest shtëpie" Lirohet Albin Kurti nga burgu, caktohet masa me "arrest shtëpie" Reviewed by Marion Mardodaj on 12/22/2015 08:45:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.