Loading...

6 teknika që ndihmojë të menaxhoni Kohën me Efektivitet

6 teknika që ndihmojë të menaxhoni Kohën me Efektivitet

Nëse jeni të shpërqendruar dhe dëshironi me të vërtetë të vendosni në "vijë" aftësitë tuaja organizative, atëherë mos kërkoni më. Këto teknika që po paraqesim janë teknikat e liderëve më të arrirë, të cilat do ju ndihmojnë të programoni dhe organizoni me efektivitet kohën.

1.Motivo veten me metodën "shpejt-përpara"
Bryan Clayton, drejtor ekzekutiv i "Greenpal" sugjeron një metodë që quhet teknika "shpejt përpara". Në thelb, e shohim veten tonë pas një viti nga tani, pa qenë aspak produktiv.

Imagjino sikur nuk ke punuar apo nuk ke qenë produktiv aspak vitin e shkuar. A do t'ju motivonte ky fakt që të arrini aty ku keni parashikuar? Ai thotë:

"I mbyll sytë dhe mendoj një vit më pas. Mendoj vitin e ardhshëm që nga sot, dhe gjërat duken ekzaktësisht siç i kisha parashikuar. Të kuptuarit që për një vit unë dhe skuadra ime nuk kemi bërë apo kemi bërë shumë pak progres, na ka ndihmuar që që ndërmarrim veprime dhe të rrisim nivelin e riskut dhe të frikës. E quaj këtë "shpejt-përpara", dhe më ka ndihmuar gjithmonë që të jem i prirur drejt veprimeve."

2. Rrit rrjedhshmërinë natyrale të gjërave me muzikë të bazuar në neuroshkecë
Ekziston një gjendje e caktuar mendore ku të gjithë hyjmë, kur vjen puna për të punuar dhe për të arrirë rezultatet. Mund ta rrisim efetivitetin e kësaj gjendjeje mendore me muzikë të bazuar në neuroshkecë.

Ekzostojnë lloje të ndryshme muzikash në internet të bazuara në neuroshkencë që të fusin menjëherë dhe me efektivitet në këtë gjendje mendore.

3. Perjudha 5 minutëshe e premtimit
 Një sugjerim interesant nga Brian Scudamore, themeluesin e "02E Brands". Në thelb, bën një plan për veten për t'u fokusuar tërësisht për 5 minuta në subjektin e radhës. Këshilla e tij është: Vendose telefonin në kronometër për 5 minuta dhe angazhohu krejtësisht në temën në fjalë për këtë perjudhë kohe.

"Do ndërtosh një 'momentum' dhe do dëshirosh të vazhdosh sërish edhe pasi koha të ketë përfunduar. Duke u fokusuar në një hap krejtësisht të vogël e të lehtë, do t'ju mbajë të përqendruar, dhurojë ndjenjën e progresit, optimizmit, kontrollit, dhe to çimentojë identitetin tuaj si dikush që kur i nis, i përfundon gjërat."

4. Puna, është çelësi
Në thelb, kur vjen puna për të qenë produktiv, ne konsiderojmë të punuarit shumë për të marrë sa më shumë nga produktiviteti ynë gjatë ditës. Sidoqoftë, Richard Branson sugjeron alternimin e punës me intensitet të lartë dhe të ulët për të rritur produktivitetin me rreth 30 deri në 60 përqind.

Është mirë të identifikoni edhe ushtrimin që praktikisht dëshironi të bëni!

5. Çlirimi ndihmon në produktivitet
Siç sugjeron Sarah Tourville, themeluesja e "Media Frenzy Global", këtë metodë e quan "çlirim": Fokusi. Në mbrëmje listo 5 veprime kyçe për ditën. Veprimin e parë përfundoje në mëngjes. Relaksimi. Stresi, mërzia dhe inati shfaqet me anë të gjuhës së trupit dhe do ndikonte negativisht tek skuadra. Tërësia. Bëj vetëm gjrat që të ndihmojnë të shkosh drejt panoramës më të madhe. Kontrollo dyfish. Mendo çfarë mund të kishe bërë ndryshe për ta zhvilluar në të ardhmen.

6. Si të vemë prioritete në mënyrë rigoroze
Ndonjëherë duhet të fokusohemi më tepër tek efektiviteti se sa tek eficienca. Mikaela Kiner, themeluesja e uniquelyHR na nxjerr në pah pyetjet që i bën vetes përpara se të programojë prioritetet.

- Është urdhente puna që duhet kryer, apo muhd të presë?
- Nëse e marr përsipër, mos duhet të anuloj diçka tjetër?
- Jam unë personi i duhur që mund ta bëj këtë punë, apo mund ta delegoj?
- Nëse i them po kësaj pune, kujt duhet t'i them jo?

Këto pyetje mund t'ju ndihmojnë për të marrë me mend se si mund të jeni efektivisht eficient duke prioritizuar në mënyrë rigoroze.
6 teknika që ndihmojë të menaxhoni Kohën me Efektivitet 6 teknika që ndihmojë të menaxhoni Kohën me Efektivitet Reviewed by Marion Mardodaj on 12/18/2015 11:50:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.