Loading...

UEFA pranon kërkesën e Kosovës për anëtarësim

UEFA pranon kërkesën e Kosovës për anëtarësim

 Rriten mundësitë e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’u bërë pjesë e UEFA-s vitin e ardhshëm.

Kërkesa e FFK-së për t’u anëtarësuar në këtë institucion do të shqyrtohet në Kongresin që do të mbahet më 23 mars 2016 në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Vendimi është marrë të enjten në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të “qeverisë” evropiane të futbollit që u mbajt në Maltë.

“Komiteti Ekzekutiv ka vendosur ta dërgojë për shqyrtim në Kongresin e 2016-ës kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim”, bën me dije UEFA me një komunikatë zyrtare për media.

Nëse merr votat e nevojshme për pranim, Kosova mund të marrë pjesë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2018 që do të nisin shtatorin e ardhshëm.
UEFA pranon kërkesën e Kosovës për anëtarësim UEFA pranon kërkesën e Kosovës për anëtarësim Reviewed by Marion Mardodaj on 9/18/2015 08:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.