"Albanopoli" - Qyteti Ilir në fokus të arkeologëve

"Albanopoli" - Qyteti Ilir në fokus të arkeologëve

 Në rrënojat arkeologjike të qytetit ilir, siç njihet ndryshe Albanopoli në fshatin Zgërdhesh, të rrethit Krujë, punonjësit dhe specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës kanë filluar sot një aksion për pastrimin nga vegjetacioni dhe mirëmbajtjen e rrënojave.

Lajmi që vjen nga DRKK-Durrës ku sqaron se në rrënojat e qytetit ilir puna që po zhvillohet është një punë shumë voluminoze, duke qënë se edhe sipërfaqja ku shtrihet Albanopoli nuk është e vogël.

Albanopoli është një qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit. Emri i tij do të thotë qytet i Albanëve.

Zgërdheshi është fshat i rrethit të Krujës, pranë të cilit ndodhen rrënojat e një qyteti ilir të identifikuar me Albanopolin.
"Albanopoli" - Qyteti Ilir në fokus të arkeologëve

Gërmimet dëshmojnë se është zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fundin e shek IV p.e.s. Albanët ishin fisi ilir nga të cilët morën emrin e hershëm shqiptaret.

Përmendet për herë të parë si Albanoi në shek II nga Ptolemeu, i cili i vendos në shpinë të Dyrrahut deri tek Malet Kandave (malet e Polisit) në lindje, brenda trevës së banuar më parë nga fisi ilir i parthineve.

Mendohet të jetë i njëjti fis me emrin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi, bardh=alb (nga latinishtja e vjetër).

Në krahinën qëndrore të banuar prej Albanëve ruhen ende toponime që lidhen me ermin e këtij fisi si : Arbana, fshat në rrethin e Tiranës, Kroi Alban në afërsi të Zgërdheshit etj.

Në burimet historike të shek. XI albanët përmenden nga Mihail Ataliati dhe nga Ana Komena si pjesëmarrës aktivë të ngjarjeve të kohës në Perandorinë Bizantine.

Në mesjetë njihet edhe varianti Arban, i cili ka qënë emri etnik i shqiptarëve. Shqiptarët e kanë marrë emrin nga ky fis.
Previous Post Next Post