Loading...

Mijëra emigrantë ndalen në Ballkan

Mijëra emigrantë ndalen në Ballkan

 Me mijëra migrantë që nxitojnë të arrijnë në Evropën e Veriut kanë mbetur të bllokuar sot në Ballkanin Perëndimor, Kroaci, Hungari dhe Slloveni, që gjenden të ndarë përballë një eksodi që nuk po ngadalësohet aspak.

Duke ecur nëpërmjet fushave, me qindra vazhdojnë të vijnë nga Serbia për në Kroaci, që është bërë rruga e re e mërgimit të tyre pasi Hungaria mbylli kufijtë e saj.

Budapesti njoftoi sot se ka përfunduar vendosjen e telave me gjemba në 41 kilometra të kufirit të saj me Kroacinë. Hungaria ka ngritur gjithashtu një barrierë në 175 kilometra në kufirin me Serbinë.

Pasi i hapi dyert migrantëve, Zagrebi u shpreh të premten se kishte arritur në limitet e saj, pas mbërritjes së 17 mijë personave në tre ditë.

Autoritetet kroate u shprehën se do të detyrojnë Budapestin duke dërguar migrantët me autobusë dhe trena drejt kufirit hungarez.

Kryeministri kroat, Zoran Milanovic, paralajmëroi se vendi i tij do të vazhdojë të dërgojë imigrant ndërkohë që Budapesti akuzon Zagrebin se po inkurajon migrantët të kalojnë “ilegalisht” kufirin.

“Kroacia nuk do të bëhet qendra e refugjatëve të Evropës”, theksoi ai.

Imigrantët, ku shumica janë refugjatë sirianë, vijnë nga Greqia pas një kalimi të rrezikshëm të Turqisë, në pjesën më të madhe. Ecja e tyre e gjatë i nxjerr në Maqedoni më pas në Serbi, nga ku ata përpiqen të shkojnë në Gjermani dhe në vednet e tjera të Evropës Perëndimore.
Mijëra emigrantë ndalen në Ballkan Mijëra emigrantë ndalen në Ballkan Reviewed by Marion Mardodaj on 9/19/2015 08:29:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.