Autoriteti i Komunikimeve Elektronike është akuzuar nga kompania “Plus” për diskriminim të kompanisë shqiptare, të vetmes në biznesin e telefonisë celulare dhe për favorizim të kompanive të huaja.
“Plus” ka akuzuar se Pirro Xhixho, kryetar i këtij enti shtetëror, për të favorizuar kompanitë e mëdha celulare nuk ka lejuar testimin e 3G nga ana e kompanise “Plus”. Ndërkohë që zoti Xhixho, në dijeni dhe në kundërshtim me ligjin, ka lejuar kompanitë e mëdha të dalin në transmetim me shërbimin 4G.