Gjenden larva krimbash në trurin e 31-vjeçares, konsumoi ushqim të kontaminuar me fekale

Gjenden larva krimbash në trurin e 31-vjeçares, konsumoi ushqim të kontaminuar me fekale

 Një grua nga Teksasi, SHBA, që vueante nga dhimbje të tmerrshme koke, shkoi të vizitohej në spital, ku doktorët zbuluan krimba që ishin duke u rritur në trurin e saj.

31 vjeçarja, Yadira Rostro, theksoi se vuante prej kohësh nga dhimbja e kokës, dhe se ndonjëherë nuk mund të shihte qartë.

Dr. Richard Meyrat, kirurg neurolog pranë Methodist Dallas Medical Center, theksoi se ka të ngjarë që gruaja t'i ketë marrë krimbat pasi është ushqyer me produkte ushqimore të kontaminuara me fekale.

Zakonisht parazitat kalojnë në trup, por në rastin e Rostros, hynë në gjak dhe shkuan në trurin e saj.

Doktorët arritën që t'i hiqnin plotësisht larvat e krimbave që ishin duke u zhvilluar, dhe besojnë se ajo do të rikuperohet krejtësisht.
Previous Post Next Post