Është shpikur një proteinë që rigjeneron indet e zemrës pas infarktit: quhet “follistatina-like 1” (FSTL1) dhe gjatë një eksperimenti te minjtë dhe derrat, ka rezultuar e aftë të stimulojë formimin e qelizave të reja të muskulit kardiak.
Zbulimi, i bërë nga studiuesit amerikanë të Universitetit të Stanford dhe i botuar në revistën “Nature”, mund të hapë një faqe të re në mjekimin e infarktit dhe të sulmeve ndaj zemrës.
Zemra e gjitarëve nuk është në gjendje të vetë-riparohet plotësisht pas një humbje të madhe të qelizave të zemrës, të ashtuquajtura “kardiomiotikë”, e cila regjistrohet me nisjen e një infarkti. Dhe deri më sot, komuniteti i shkencëtarëve, kishte zbuluar pak apo aspak mbi faktorët që kufizojnë rigjenerimin e qelizave të muskulit kardiak.
Studimi amerikan, ka arritur t’i japë një shtysë vendimtare kërkimeve. Tek individët e shëndetshëm, proteina që bën “mrekulli”, gjendet mbi epikard, shtresa që rrethon muret e zemrës.
Pasi ndodh infarkti, humbasin plotësisht gjurmët. Duke përdorur një shtresë bio-rigjeneruese, që imiton indin e epikardit dhe funksionon si një “rezervë” proteinash FSTL1 te kafshët që shfaqin probleme të tilla, studiuesit, kanë vërejtur rritjen e qelizave të muskulit të zemrës, si dhe një përmirësim të funksioneve kardiake. E cila do të thotë mbijetesë./P. Shqip
Tags
Shkencë