Loading...

Dënim me vdekje për djalin e Gadhafit dhe 8 persona

Dënim me vdekje për djalin e Gadhafit dhe 8 persona

Një gjykatë në Libi dënoi ditën sotme me vdekje Seif al-Islamin, djalin e Moammar Gadhafit, për rolin e tij në dhunën e ushtruar nga autoritetet kundër protestave të përgjakshme të vitit 2011 që çuan në largimin e të atit të tij nga pushteti.

Gjykata e Tripolit po ashtu dënoi me vdekje edhe 8 persona të tjerë, përfshirë ish shefin e zbulimit Abdullah al-Senoussi dhe ish-kryeministrin Baghdadi al-Mahmoudi.


Seif al-Islam nuk ishte sot i pranishëm në gjykatë. Dënimi i tij u dha në mungesë, sepse ai po mbahet i ndaluar nga një grup i armatosur në qytetin Zintan, që mbështet qeverinë e njohur nga ndërkombëtarët në Tobruk dhe jo qeverinë rivale me mbështetjen e islamikëve, e cila vepron në Tripoli.
Dënim me vdekje për djalin e Gadhafit dhe 8 persona Dënim me vdekje për djalin e Gadhafit dhe 8 persona Reviewed by Marion Mardodaj on 7/28/2015 08:57:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.