Studimet e fundit nxjerrin në pah se njerëzit të cilët herë pas here marrin pushime e udhëtojnë shumë, priren të jenë më të suksesshëm në jetë.
Këtë e kanë treguar për “The Huffington Post” ekspertë të shëndetit mendor në Amerikë, të cilët kanë kryer hulumtimin.
Dihet tashmë që të gjithë ne duam të jemi të suksesshëm, disa prej nesh e arrijnë këtë gjë e disa të tjerë jo. Në rrethe të ndryshme ka shumë debate rreth asaj që krijon rrugën e suksesit. Flitet për këmbëngulje, për punë, për motivim, të cilat janë mjaft të rëndësishme në të qënit të suksesshëm. Një rol shumët ë rëndësishëm në të qënit të suksesshëm luajnë pushimet, të shoqëruara me udhëtime.
Kjo ndodh sipas specialistëve të shëndetit mendor sepse :
1. Frika nga e panjohura drejton ambicien tuaj
Udhëtimi ju ndihmon të fitoni aftësi të natyrshme , të cilat ndërtojnë karakterin tuaj. “Udhëtimet e shpeshta që ju mund të merrni jashtë zonës suaj të rehatisë , duke hapur botë dhe përvoja të reja, iu bëjnë të ballafaqoheni me skenare dhe takime të reja. Një mënyrë kjo që iu të mësoni strategji efektive që iu ndihmojnë të menaxhoni frikën tuaj “, -thotë Dr Ben Michaelis, një psikolog klinik dhe ekspert i shëndetit mendor.
“Kur ju udhëtoni, ju mësoni që të ndërmerrni veprime dhe të pranoni sfidat. Ju gjithashtu mësoni mënyra kreative për të përshtatur, ndryshuar dhe përdorur burimet tuaja me mençuri. Të gjitha këto sjellje qëndrojnë në themel të shumë arritjeve e sukseseve, duke frymëzuar inovacionin dhe kreativitetin”.- shtojnë specialistët
2. Ju shkoni në udhëtime për tu përballur me gjëra të reja, e kështu mund të zgjeroni horizontet tuaja
Hulumtimi thekson se shumë prej nesh shkojnë në të njëjtën tavolinë, në të njëjtën zyrë dhe punojnë në të njëjtin kompjuter çdo ditë. Kjo gjë është e rehatshme , por ndonjëherë ne mund të mësojmë shumë më shumë kur e lëmë për një moment të njohurën dhe shkojmë drejt të panjohurës, për të parë kështu gjëra të reja. Kështu ne mund të largohemi me disa ide të reja e kjo gjë mund na ndihmojë në të gjitha fushat e jetës sonë.
3. Udhëtimi është një mundësi për të parë atë çka ka me të vërtetë rëndësi
Një periudhë shkëputjeje, edhe nëse është vetëm një fundjavë , mund të krijojë distancë psikologjike për ti parë gjërat më lehtë e për të parë se çfarë me të vërtetë ka rëndësi.
“Kur ne marrim një periudhë pushimi, është më e lehtë të përqëndrohemi në atë që ne duam dhe të jemi më të hapur për të ndërmarrë rreziqe. Kështu mund të dallojmë atë çka duhet të ketë me të vërtetë prioritet në jetën tonë.
4. Pushimet përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm
Akumulimi i stresit rrit rrezikun tonë për pothuajse çdo sëmundje. Sëmundja dhe shëndeti i dobët ndikon në aftësinë për të mbajtur vazhdimisht qëllimet personale dhe profesionale.
“Pushimet mund të ulin nivelet e ankthit për të rritur metabolizmin. Ato jo vetëm që ndikojnë në shëndetin tonë, por edhe nxisin kreativitetin, të japin kohë për tu plotësuar dhe për tu rritur pozitivisht, për produktivitet me afat të gjatë”, -thotë Jessie Gill, një infermiere holistik.
5. Udhëtimi sjell një nivel më të lartë perspektive
“Çdo herë që unë kthehem nga një udhëtim, unë ndihem i përmirësuar, shoh perspektivën se si me të vërtetë bota funksionon. Bota është e madhe në aspektin e mundësive për të kontribuar dhe të mësuar”. – vënë në pah Jason Ma, mentor kryesor në ThreeEQ, një firmë që këshillon CEOs dhe execs për sukses.
Ai vazhdon: “Familja është prioriteti im i parë, por mua më duhet të them se udhëtimet, gjatë së cilës unë jam me veten time, unë gjej hapësira për të reflektuar qartë në kokën time”.

Tags
Karriere