Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, sot në ora 10:00, arrestoi ish-punonjësin e policisë, Osman Rexha.
Pas një hetimi 3 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, është provuar se inspektori Rexha, me detyrë ndihmës specialist i Policisë së Zonës, në Komisariatin e Krujës, në mospërmbushje të rregullt të detyrës nuk ka dhënë informacion dhe ka lejuar mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike, në zonën që mbulonte.
Policia e Durrësit, në datë 25 maj 2015, në fshatin Larushk, në Fushë-Krujë, zbuloi një sipërfaqe toke të mbjellë me rreth 6 mijë rrënjë kanabis, në pronësi të shtetasit Isuf Tema. Kjo parcelë nuk është raportuar, sipas detyrimit ligjor nga inspektori i zonës, Rexha. Po kështu, në datë 22 korrik, provohet se në zonën që ai mbulonte, janë identifikuar edhe 3 parcela të tjera të kultivuara me bimë narkotike, në fshatrat Larushk dhe Zezë, me rreth 350 rrënjë kanabis sativa.
Pas operacionit për asgjësimin e bimëve narkotike, Policia e Shtetit, përjashtoi për shkelje të rënda inspektorin, ndërsa SHÇBA nisi procedimin për shkelje të detyrës.
SHÇBA, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur verifikimin dhe inspektimin në të gjithë rastet ku është zbuluar kultivim i bimëve narkotike, lidhur me përgjegjësinë e punonjësve të policisë që nuk kanë kryer detyrën.
Seif al-Islam po ashtu kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në lidhje me d yakuza për krime kundër njerëzimit. Gjykata thotë se ai ishte personi më me ndikim në qeverinë e Gadhafit, e cila përdori çdo mjet, përfshirë forcën vdekjeprurëse, për të shtypur protestat popullore.
Kryengritja në Libi filloi në shkurt të vitit 2011 në Benghazi, me protesta të cilat u frymëzuan nga revoltat e ashtuquajtura të pranverës arabe në Tunizi dhe në Egjipt. Në muajin mars të atij viti, NATO filloi një fushatë sulmesh ajrore që zgjati për 7 muaj rresht, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, për të mbrojtur civilët nga forcat libiane.
Muamar Gadhafi vdiq në tetor. Djali i tij, Seif al-Islami u kap një muaj më vonë.
Tags
aktualitet