Loading...

Shqiptarja bukuroshe synon "Miss Belgjika 2016"

Shqiptarja bukuroshe synon "Miss Belgjika 2016"

Mjellma Hajdari është shqiptarja e vetme që konkurron në “Miss Liege 2016” të Belgjikës. 20-vjeçarja nga Prizreni ka për synim fitoren në këtë garë për të vazhduar më pas në “Miss Belgjika 2016”.


Për Mjellmën në “Miss Liege” kishte aplikuar një shoqe e saj, dhe kur i është ardh ftesa Mjellmës për të qenë pjesë e spektakli, ajo ka mbetur e befasuar.
Shqiptarja bukuroshe synon "Miss Belgjika 2016"

“Njëherë u shtanga. Nuk dija as kush ka aplikuar në emër timin. Pastaj pasi e kuptova të vërteten, me përkrahjen edhe të shoqërisë dhe familjes pranova të marr pjesë”, ka thënë ajo për “albinfo.ch”, duke shtuar se spektakli do të mbahet në muajin gusht.
Shqiptarja nga Prizreni synon "Miss Belgjika 2016"

Fituesja e “Miss Liege 2016” do të jetë pjesë e garës së madhe në “Miss Belgjika 2016” i cili do të zhvillohet në dhjetor, e ku fituesja do të përfaqëson këtë shtet në “Miss Universe”.

E meqë i ka hyrë kësaj gare, edhe synimet e vajzës shqiptare janë shumë të larta.
Shqiptarja bukuroshe që synon "Miss Belgjika 2016"

“ Për mua është kënaqësi dhe nder që si kosovare të jam pjesë e kësaj gare. Unë dua që të fitoj jo vetëm këtë garë por edhe spektaklin “Miss Belgjika” dhe të përfaqësoj shtetin e Belgjikës në Miss Universe”, shprehet Mjellma e cila na tregon se kohë më parë ishte edhe pjesë e garës “Top Model Belgjika”.

Mjellma Hajdari punon për UNICEF-in, është studente e Fakultetit Filozofik dhe studion gjuhët e huaja si anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, ndërsa hobit të saj janë modelimi dhe vallëzimi.
Shqiptarja bukuroshe synon "Miss Belgjika 2016" Shqiptarja bukuroshe synon "Miss Belgjika 2016" Reviewed by Marion Mardodaj on 6/13/2015 03:31:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.