Sot, Shqipëria përballë ish-Kampiones së Botës, Francës

Gjithçka është gati për ndeshjen Shqipëri-Francë dhe atmosfera tek kuqezinjtë është tejet pozitive edhe për faktin se kjo ndeshje pak ndikon në ecurinë dhe objektivin tonë për eliminatoret “Euro 2016”-të.

Si asnjëherë më parë De Biasi ka vendosur ta konsiderojë këtë ndeshje si një shans për disa lojtarë që janë aktivizuar më pak në të shkuarën dhe thjesht si një ndeshje miqësore, pa ngarkesa psikologjike.


“E kemi përgatitur shumë mirë këtë ndeshje me Francën për të bërë një figurë sa më të mirë. Qëllimi ynë për këtë ndeshje është që të vazhdojmë të përmirësohemi në prag të dy takimeve të tjera që janë kryesore për objektivin tonë. Kjo do të jetë një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo që zhvilluam në Francë. Ata vijnë këtu nga një humbje e rëndësishme dhe për më tepër në takimin e parë ne i kemi vënë në vështirësi dhe për këtë ata kanë ardhur me një tjetër mentalitet, për t’u hakmarrë dhe për të na e bërë përballjen të vështirë.

Gjithashtu, ai rreth 24 orë përpara takimit ka bërë publik edhe formacionin me të cilët do të fillojë ndeshjen.

Mendoj se do të luajë Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti e Aliji. Në mesin e fushës mendoj se do të luajnë Basha, Kaçe, Lila, Roshi dhe Lenjani, ndërsa në sulm do të jetë Cikalleshi.

Ndërkohë ndryshe konsiderohet situata tek Franca, e cila vjen nga një periudhe jo e mirë në këtë ndeshje. Trajnerit Deschamps në konferencën për shtyp i është dashur të japë shumë shpjegime për ekipin e tij, ndërkohë që sa i përket Shqipërisë e ka konsideruar si një skuadër ndaj së cilës duhet kujdes.

“Shqipëria është një skuadër që kërkon vëmendjen e duhur. Në vitet e fundit ka patur një rritje të madhe cilësore dhe kjo vihet re edhe nga klasifikimi që kanë në grup. Kanë lojtarë të shpejtë dhe dalin mirë në kundërsulm. Din të luajnë topin në çdo pjesë të fushës, për këtë mendoj se kjo është një skuadër që meriton të kualifikohet”, tha trajneri i francezëve.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë, më 13 qershor në orën 18:00. Kjo ndeshje është një miqësore dhe si e tillë nuk përllogariten as pikët dhe as golavarazhi në grupin tonë eliminatorë për Europianin e ardhshëm.

The post Sot Shqipëri-Francë, De Biasi zbardh formacionin. Deschamps: Shqipëria meriton kualifikimin appeared first on Fuqia e ndryshimit mediatik, zëri i atdheut dhe i patriotizmit shqiptar Nacional Albania.
Previous Post Next Post