Loading...

10 Gjëra që njerëzit intuitiv bëjnë ndryshe


Besojeni ose jo, por çdo njeri bazohet në mënyrë subkoshiente në intuitën e tij kur vjen puna për të marrë vendime, sepse të gjithë kemi lindur me këtë shqisë të gjashtë mistike. Na paralajmëron kur u afrohemi rreziqeve, na ndihmon të bëjmë zgjedhje të rëndësishme në jetën tonë, dhe mund të na udhëheqë në një situatë të paqartë. Disa ekspertë besojnë që instiktet tona të brendshme janë më efiçente dhe efektive se analiza logjike kur vjen puna për të marrë vendime, sipas një studimi të bërë në Boston College, Rice University dhe George Mason University.

Madje edhe Stiv Xhobs, një nga biznesmenët dhe inovatorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ka thënë që "intuita është diçka shumë e fuqishme, më e fuqishme se intelekti, sipas mendimit tim. Ka pasur një ndikim të madh në vazhdën e punës sime."

Të gjithë e kemi këtë kapacitet të çuditshëm, për të marrë vendime të rëndësishme bazuar në ndjenjat tona më të thella, disa nga ne e kanë kalitur më shumë se të tjerët këtë aftësi. Nëse jeni të lidhur thellësisht me intuitën tuaj, ndoshta mund të bëni disa nga këto gjëra ndryshe nga të tjerët:

1. Njerëzit intuitiv nderojnë zërin e brendshëm të tyre
Njerëzit me intuitët të zhvilluar nuk i injorojnë asnjëherë instiktet e tyre - e dëgjojnë me zjarr zërin e mendjes së tyre, që mundohet t'i orientojë në drejtimin e duhur, dhe përgjatë kohës kanë mësaur se brendësia e tyre zakonisht funksionon mirë. Megjithëse disa e klasifikojnë intuitën si pseudoshkencë, misteri që e mbështjell atë po zhduket ngadalë.

Nëse jeni sërish skeptikë, atëherë konsideroni këtë teori: Ndërsa një zonjë pastroi shtëpinë, thërriti mamanë e saj për t'i hedhur një sy. Por një zë brenda saj, i tha që mamaja e saj ka pirë disa hapa, dhe se duhet të shkonte menjëherë ta shihte. Pasi rendi pas mamasë, pa se ishte e intoksikuar pasi kishte pirë të gjitha hapat e gjendura në kuti. Zonja lajmëroi ambulancën, dhe ia shpëtojë jetën mamasë, për shkak se dëgjojë intuitën e saj.

Bëni kujdes çfarë thotë zëri juaj i brendshëm - në disa raste, mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes.

2. Njerëzit intuitiv e shijojnë vetminë në heshtje
Sipas Sophy Burnham, autore e librit "Arti i Intuitës, një ndër librat më të shitur në SHBA, njerëzit intuitiv shpesh klasifikohen si introvers.

Për shkak se introvertët gjenerojnë energji më së shumti nga brenda vetes dhe kreativitetit të tyre, ata priren të kultivojnë sa më shumë një marrëdhënje të ngushtë me sensin e tyre të intuitës. Por sidoqoftë, edhe ekstrovertët mund ta shijojnë vetminë. Në çdo rrethanë, koha në vetmi ju mundëson të lidheni me dijen e pamasë, duke bërë që energjitë e universit të mundohen t'ju orientojnë në drejtimin e duhur.

Njerëzit me intuitë të lartë nuk mërziten apo të ndihen të vetmuar, kur janë në shoqërinë e vetes së tyre; madje e shijojnë dhe shohin përpara për t'u rilidhur me veten e tyre dhe universin.

3. Njerëzit intuitiv mundësojnë që pasionet e tyre kreative të marrin jetë
Muzikantët, artistët, kërcimtarët, shkrimtarët dhe gjithë si të ngjashmit e tyre, kanë diçka të përbashkët: Lejojnë kreativitetin e tyre t'i udhëheqë në mënyrë të pamundimshme përgjatë jetës, dhe asnjëherë nuk pyesin nëse kjo ka kuptim apo jo. Thjeshtë ju vjen në mënyrë natyrore, dhe nuk dinë çfarë gjëje tjetër të bëjnë, veç të ushqejnë pasionin e tyre.

Si njerëz kreativ që jeni, ju e dini, që të qëndruarit në të njëjtën gjatësi vale me intuitën tuaj, mundoson që vetja juaj më e lartë të dalë mbi sipërfaqe.

4. Njerëzit intuitiv kanë nivel të lartë të vetëdijes
Janë jashtëzakonisht të vetëdijshëm për veten dhe botën e tyre, dhe e praktikojnë ndërgjegjen në mënyrën e tyre origjinale, qoftë përmes meditimit, jogës apo të tjera praktika paqësore.

Ndërsa bëheni vëzhguesi të heshtur të mendimeve dhe veprimeve tuaja, do e kuptoni veten tuaj në nivel shpirtërorë. Si rezultat, kjo do rriste kapacitetet tuaja intuitive edhe më tej. Ndërgjegjësimi ndihmon gjithashtu për të çliruar mjegullnajën mendore, duke mundësuar të fokusoheni në zërin tuaj të brendshëm, i cili mund të ketë qenë i heshur për shumë kohë, për shkak të gjithë atyre zhurmave në mendjen tuaj.

5. Njerëzit intuitiv janë vëzhgues vigjilent të ambjentit që i rrethon
Ata vërejnë shumë gjëra, të cilat njerëzit e tjerë i injorojnë. Kjo i mundëson atyre të dëgjojnë zërin e brendshëm të tyre, sepse kur bota e jashtme vëgjohet plotësisht, do mund t'i japë të njëjtën rëndësi botës së brendshme.

6. Njerëzit intuitiv bëjnë kujdes me mënyrën se si ndjehen
Ata nuk ia atribuojnë intuitës çdo dhimbje koke që mund të kenë, që me demek po u thotë diçka. Por e dinë që intuita dëshiron të dëgjohet në çfarëdolloj mënyre të mundshme. Ata nuk e konsiderojnë intuitën si "ndjenjë zorrësh", pa ndonjë arsye. Në fakt, disa studiues e konsiderojnë zorrën si një tru të dytë, për shkak të numrit të madh të neuroneve që gjenden në muret e brendshme të zorrëve.

Nëse keni një ndjenjë të keqe në stomak, për shembull, mund të vini re që pëllëmbët e duarve po djersisin, zemra nis të rrahë më shpesh dhe këmbët bëhen të paqëndrueshme. Megjithëse nuk jeni në gjendje të përcaktoni shkakun e kësaj ndjenjeje, trupi juaj ju paralajmëron më parë për rrezikun që mund të shfaqet në horizont.

7. Njerëzit intuitiv lidhen mirë me mënyrën se si ndihen të tjerët
Njerëzit me nivel të lartë intuite kanë një sens të fortë empatie, janë në gjendje të kuptojnë se si ndihet dikush dhe i ofrojnë ndihmë dhe rehati. Nëse jeni një person intuitiv, mund të keni vënë re se si të huajt "hapen" shumë shpejt në lidhje me stresin apo ngjarje të dhimbshme që mund të kenë kaluar në jetën e tyre. Kjo për shkak se ju i bëni ata të ndjejnë rehati, pa më të voglën përpjekje.

Ata përdorin gjithashtu intuitën për të lexuar se si ndjehen të tjerët, megjithëse mund të mos thonë as edhe një fjalë; kjo mundëson një lidhje më të thellë me të tjerët, dhe i ndihmon të përcaktojnë se si mund të ndihet dikush.

8. Njerëzit intuitiv i kushtojnë vëmendje mesazheve delikate të universit
Ripërsëritja e numrave të njëjtë të orës, e njëjta këngë që luhet sa herë ndizni radion, apo thjeshtë një fjali në një libër apo të tjera detaje që njerëzit intuitiv i marrin me vetedhe mundohen të dekodojnë se çfarë do të thotë kjo për ta. Dihet që universi na flet në një mënyrë të mistershme, kështu që mbani sytë dhe veshët hapur për çdo mesazh indirekt nga shpirti apo ëngjëjt mbrojtës.

9. Njerëzit intuitiv nuk punojnë mbi nivelin e kapaciteteve të tyre
Intuita nuk mund ta bëjë punën e saj nëse jeni aq të zënë, sa të mos keni kohë të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Njerëzit me intuitë të lartë e dinë që paqja dhe qetësia janë thelbësore për të qëndruar në kontakt me intuitën, dhe mundësojnë mjaftueshëm kohë çdo ditë për të shfryrë dhe rizgjuar drejtimin e tyre të brendshëm.

10. Njerëzit intuitiv nuk shkojnë pas emocioneve negative
Intuita mbytet kur janë të pranishme inati, mërzia, zilia dhe frustrimi, kështu që kushtojini vëmendje ndjenjave tuaja, por pa u dhënë pas tyre. Për të mbajtur derën e brendësisë suaj të hapur, kushtojini vëmendje të vazhdueshme ndjenjave, dhe largoni ato ndjenja që ju pengojnë të qëndroni të ndërgjegjën në nivelin e vetes suaj më të lartë./powerpositivity/
10 Gjëra që njerëzit intuitiv bëjnë ndryshe  10 Gjëra që njerëzit intuitiv bëjnë ndryshe Reviewed by Marion Mardodaj on 6/04/2015 08:34:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.