Loading...

Shqipëria përballet me Francën në një miqësore luksi

Një miqësore luksi, në një ditë kur rivalët e tjerë të grupit tonë kualifikues luajnë ndeshje zyrtare. Pas “tërmetit” në Beograd, më 14 tetor, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi rikthehen të luajnë të parën sfidë me një ngarkesë psikologjike të konsiderueshme.

E para për të harruar atë dhunë verbale, racore dhe fizike që përjetuan në kualifikuesen e ndërprerë në minutën e 41-të, e dyta për të superuar goditjen tjetër zyrtare që morën nga UEFA, e cila ia dha 3 pikët në tavolinë Serbisë, duke justifikuar agresorin dhe ndëshkuar viktimën. Vec këtyre shtysave, që rrahin si “çekan” në kokën e secilit futbollist të kombëtares, kjo e fundit duhet ta përdorë miqësoren në Rëne të Francës për të rigjetur veten dhe kapur ritmin mbresëlënës të dy kualifikueseve të para.

Më shumë se aspekti rezultativ, vlen konsolidimi i grupit, i mënyrës së të luajturit, pse jo edhe i formacionit. Dhe s’ka ku të implementohet e tregohet më mirë kjo gjë se ndaj një kundërshtari, që konsiderohet ndër më të mirët në Europë.
Shqipëria përballet me Francën në një miqësore luksi Shqipëria përballet me Francën në një miqësore luksi Reviewed by Marion Mardodaj on 5/22/2015 07:02:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.