Në kuadrin e “Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor”, sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës u prezantua për herë të parë edhe harta interaktive e realizuar nga Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale, e konceptuar si një platformë dixhitale për pasqyrimin e larmisë së trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve dhe shqiptarëve përmes materialeve multimediale.
Në aktivitetin e mbajtur në Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj u theksoi se ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë jomateriale është nga detyrat e Ministrisë së Kulturës-së.
“Sapo përfunduam festivalin gjithëpërfshirës të monumentit më të gjallë të trashëgimisë sonë, dhe kjo platformë digjitale është vetëm fillimi i një promovimi digjital të pasurisë sonë, e cila e afron brezin e ri tek tradita dhe trashëgimia” u shpreh Kumbaro.
Nërkohë që gjatë prezantimit të hartës interaktive, Drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shpend Bengu , shpjegoi përpara të pranishmëve edhe mënyrën e funksionimit të saj dhe pritshmëritë e Ministrisë së Kulturës për një bashkëpunim sa më të ngushtë e më efikas me bashkepunëtoret e interesuar me qëllim pasurimin e të dhënave të hedhura në hartë.
Sakaq gjatë aktivitetit, u nderuan me medalione mirënjohjeje komunitete të ndryshme që kanë kontribuar me dokumente dhe video si “Terezina Shtjefni-Shkodër”, “Pal Biba-Mirditë”, “Sami Hysaj-Tropojë”, Hysen Haxhiaj-Tropojë, Erion Kumurija-Elbasan, Thoma Musha-Fier, dhe IRCA Ksenofon Ilia-Tiranë
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe mjaft anëtare të komuniteteve të ndryshme kulturore, studentë, studiues, etj, ku njëkohësiht i pranishëm ishte edh shkëlqesia e tij Boaz Rodkin, Ambasadori i Plotfuqishëm i Izraelit në Shqipëri.