Loading...

Kosovë-Shqipëri në Panairin e Londrës

Panairi 56të- Pranvera Ndërkombëtare Festivalit i Mallrave dhe Ushqimit, në Londër, është aktivitet bamirësie, dhe më i madh në Britaninë e Madhe, një ngjarje që tërheq me mijëra vizitorë gjatë ditëve që mbahet, shkruan shtypi londinez.

Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës, simbas një njoftimi në rrjetin shoqëror facebook, thonë se për dy ditë rrjesht kan qenë pjesëmarrës në Panairin e 56të- Pranvera Ndërkombëtare – Festivalit i Mallrave dhe Ushqimit, në Londër, duke prezantuar në hollin kryesor të Bashkisë Chelsea Kensington në Londër, mallrat dhe ushqimet shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria.

Në njoftimin e ambasadës së Shqipërisë thuhet se në këtë panair marrin pjesë një numër i madh ambasadash, diplomatët dhe familjarë të tyre, të cilët ekspozuan mallra nga secili vend.
Këtë, për Shqipërinë dhe Kosovën, e bënë edhe zonjat Lindita Greiçevci, Donika Berisha, Migena Baholli dhe Fatmira Seferi të ndihmuara nga zonja Mirela Gashi.

“Të dy vendet tona ekspozuan dhe morën pjesë me dinjitet në panair, duke u renditur midis vendeve që kontribuan konsiderueshëm për fondet e bamirësisë që mblidhen nga shitja e këtyre mallrave. Mallrat e këtij panairi, të gjtha të bëra me dorë, janë kontribut personal i zonjave të dy ambasadorëve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe jo i realizuar me fonde shtetërore nga asnjëra palë”, shkruan në faqen facebook – Ambasadori Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, Sh.T. Z. Mal Berisha.
Kosovë-Shqipëri në Panairin e Londrës Kosovë-Shqipëri në Panairin e Londrës Reviewed by Marion Mardodaj on 5/16/2015 08:52:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.