Një ndër revistat më prestigjioze në Francë dhe më gjerë, “L’Express”, rendit Shqipërinë si vendin e tretë për turizëm në vitin 2015. Vendi ynë cilësohet si "Perla e re e Ballkanit" dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjoze franceze.
Shkrimi kushtuar destinacioneve turistike për këtë sezon veror, e përshkruan Shqipërinë me plazhe të bukura njësoj si Greqia, dhe një vend me liqene dhe male si Zvicra, ku ka dhe fshatra që përfshihen në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Duke theksuar se historia shqiptare është mjaft interesante, revista shton me tej se riviera e mrekullueshme, çmimet e favorshme, hotelet mikpritëse janë arsye shumë e mirë që turistët t’i drejtohen vendit tonë për të kaluar pushimet e tyre.
Lista e destinacioneve për revistën, fillon me Polinezinë, Japoninë, e treta është Shqipëria, e cila ndiqet nga Irlanda, Spanja e vende të tjera./nacionalalbania/

Tags
Kulture