Loading...

Koalicioni sulmon 17 herë ISIS-in

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer 17 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri, në një periudhë 24-orëshe që ka përfunduar më 31 maj.

Në deklaratën e koalicionit thuhet se 13 sulme kanë goditur qytetet irakiane Ramadi, Bagdad, Baji, Falluxha, Makhmur, Mosul, Sinjar dhe Tal Afar.

Në Siri, caqet e sulmeve kanë qenë pranë Kobanit dhe Al-Hasakahut.

Sulmet e koalicionit kanë goditur njësitet e Shtetit Islamik, makinat ushtarake, pozicionet luftarake dhe ndërtesat që mbahen nga militantët.
Koalicioni sulmon 17 herë ISIS-in Koalicioni sulmon 17 herë ISIS-in Reviewed by Marion Mardodaj on 5/31/2015 07:57:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.