Nga Thomas Graham |
Problemi rus nuk është i ri. Doli në skenë rreth 200 vjet më parë, në fund të perjudhës së Napolon Buonapartit. Në shekullin e 19, Rusia aplikoi një qëndrim autokratik, ndërsa Europa demokracinë liberale.
Por gjithsesi, Rusia mbeti një fuqi për t'u konsideruar, thelbësore për sigurinë e Europës. Si mund të mbrohet Europa nga një shtet i fuqishën që ka një këndvështrim prej "ufo" për botën? Ky është problemi.
Shtetet e Europës kërkojnë siguri të balancuar. Ndërsa Rusia e kërkon në aspektin e thellësisë strategjike. Kjo pikëpamje derivon për shkak të vendodhjes, të rrafshinës së pamasë të Euroazisë, nga ku ushtritë kanë lëvizur me lehtësi gjatë kohërave.
Rusia historikisht i ka shtyrë kufijtë e saj sa më larg të mundej në drejtim të zemrës së Europës. Nuk u ndal aspak kur hasi në kufijtë fizik të mbrojtjes, por vetëm kur hasi në qëndresën e shteteve që kishte përballë. Aty ku Perëndimi pa imperializmin, Moska pa ngrehinën e mbrojtjes.
Përgjatë kohës, rezistenca e fuqive gjermanike në Perëndim, Britania e Madhe dhe SHBA në Jug, Kina dhe Japonia në Lindje, bënë që zona e sigurisë së Rusisë të përcaktohet Azia Veriore dhe Qendrore, ish hapësiar e Bashkimit Sovjetik.
Për Moskën, shtetet atje përballen jo me zgjedhjen mes lirisë dhe dominimit rus, por mes dominimit nga Rusia dhe nga një rival tjetër i saj. Kjo qasje po ndodh në Ukrainë, beson Moska.
Për shkak të shqetësimeve, Rusia e ka kundërshtuar dominimin e Europës nga një fuqi e vetme dhe nuk ndihet rehat me një Europë të Bashkuar më të madhe. Arsyeja është e thjeshtë për t'u kuptuar: Rusia mund të jetë e barabartë me Francën, Anglinë apo Gjermaninë, por nuk mund të jetë kurrë e barabartë me BE-në, e cila, nga aspekti i mirëqenies, fuqisë dhe popullsisë, e bën atë tepër të vogël.
Frikërat e Rusisë amplifikohen nga një sens vulnerabiliteti. Ekonomia e saj qëndron në vendnumro, teknologjia e saj është e lashtë, dhe nga ana tjetër, ajo po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga forcat e jashtme, si Kina dhe islamizmi radikal. Ajo mund të tundohet të veprojë fort për të mbuluar këto dyshime, për shembull, duke valëvitur flamurin e kapaciteteve nukleare.
Pas më shumë se 20 vjetësh shprese, se Rusia mund të futesh në rendin Perëndimorë Ndërkombëtarë, rishfaqja e problemit rus e ka tronditur Perëndimin. Por rreziku është i limituar. Kjo nuk është një forcë revolucionare në ngritje, por një shtet në rënje që kërkon të rimarrë fuqinë.
Mund të menaxhohet. Një mënyrë është duke rivitalizuar projektin Europjan. Që do të thotë angazhim serioz ndaj çështjes së nxitjeve të aktorëve antieuropian - deficiti demokraticë, pabarazia dhe emigrimi.
Për të qenë të sigurtë, prezenca e NATO-s në Detin Baltik ishte një hap i domozdoshëm, por nga ana tjetër, Perëndimi duhet ta shmangë mbimilitarizimin e të veprojë politikisht.
Në të njëjtën kohë, duhet bërë më shumë për të ndihmuar Ukrainën që të rigjallërojë ekoniminë e saj e të ndërtojë një shtet kompetent, si barrierë e sulmit të munshëm të Rusisë normave dhe bashkësisë europiane.
Mbikqyrja nuk do funksiononte në botën e sotme të globalizuar dhe shumëpolare, siç u bë në Luftën e Ftohtë. Perëndimi nuk mund të frenojë një nga ekonomitë e rëndësishme botërore. Do të ishte krim gjeopolitik dobësimi padrejtësisht i një fuqie, në lidhje me ekujlibrin që shpresojmë të krijojmë në kohët e sotme, kryesisht në Azi.
E vërteta e dhimbshme është se Ukraina nuk mund të rindërtohet pa Rusinë. ËShtë shumë e varur ekonomikisht nga ajo, dhe Moska ka influencë të konsiderueshme brenda saj. Frenimi i saj duhet të brumoset me akomodim. Gjetja e ekujlibrave të duhur, kjo është sfida./Financial Times/
Tags
Opinion