Erion Veliaj: 20,000 familje marrin hipotekën brenda mandatit


Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, shpalos skemën për të hipotekuar 385 pallate, në të cilën do të përfitojnë 20 mijë familje. Çështja e legalizimeve apo e dhënies së hipotekave për dhjetëra e mijëra familje po kthehet në ‘thembrën të Akilit’ për kandidatët e bashkive për zgjedhjet 21 qershorit. Veliaj, në takimin e djeshëm me banorët e Laprakës, sulmoi kryebashkiakun në detyrë, kreun e PD-së, Lulzim Basha, për mosmbajtjen e premtimit të katër viteve më parë, për të hipotekuar të gjitha pallatet dhe theksoi se pas 21 qershorit bashkia do ta ndjekë deri në fund këtë problem.

“Angazhimi im është që brenda mandatit tonë, të 385 pallatet dhe 20 mijë familjet të marrin hipotekën në dorë dhe aty ku administratori ose ndërtuesi është i papërgjegjshëm, procesin ta bëjë bashkia”, u shpreh Veliaj.
Previous Post Next Post