E Meriton, të jesh Milioner?

E Meriton, të jesh Milioner?

Nga Russ Alan Prince
Nëse besoni, sado pak, që e meritoni të jeni të pasur, reflektoni për vetëm një moment dhe përcaktoni qartë, se përse ju duhet të jeni të pasur. Kur ua kam bërë këtë pyetje sipërmarrësve dhe profesionistëve në uorkshope të ndryshme, shumë prej tyre, ishin të bindur dhe besonin qartësisht se e meritonin të ishin të pasur. Zakonisht minimuni i statusit të qenit të pasur nis nga 1 milion dollarë. Po të gërmojmë më thellë, ekzistojnë të paktën 4 justifikime për ata që mendojnë se meritojnë të jenë të pasur:

1. "Dua shumë, me të vërtetë shumë të jemë i pasur." Për shkak se duan me doemos të jenë të pasur, kjo nuk do të thotë duhet të jenë të pasur.

2. "Jam njeri i mirë." Për shkak të qëllimeve të mira të tyre, dhe mënyrave pozitive që pretendojnë se do e përdorin pasurinë, duhet të jenë të pasur.

3. "Jam i talentuar, dhe shumë i zgjuar." Për shkak të fuqive të tyre intelektuale apo aftësive profesioniale, duhet të jenë të pasur.

4. "Njoh njerëz." Për shkak të lidhjeve dhe marrëdhënjeve të tyre, duhet të jenë të pasur.

Pavarësisht se sa keq dëshironi të jeni të pasur; pavarësisht se çfarë keni bërë me jetën tuaj deri më sot, dhe çfarë po planifikoni të bëni; pavarësisht se sa brilant jeni; pavarësisht se kë njihni apo kush ju njeh; pavarësisht çdo gjëje,pa dyshim, në mënyrë kategorike, pa mëdyshje, definitivisht NUK E meritoni të jeni të pasur. Por nuk jeni të vetëm në këtë këndvështrim. Thjeshtë, supozojmë që asnjëri nuk e meriton të jetë i pasur. Fjala kyçe lëtu është "merita". Të qenit të pasur, nuk është e drejtë. Në rastin më të mirë, është një mundësi.

Po të konsiderojmë këto katër justifikime thelbësore, të bazuara në studime empirike, shumë pak njerëz po bëjnë tranzicionin e të dëshiruarit për të vepruar. Për çdo justifikim, ekzistojnë 3 pyetje që duhen konsideruar.

"Dua shumë, me të vërtetë shumë të jemë i pasur."
1. Sa i angazhuar je për t'u bërë i pasur?
2. Çfarë do sakrifikosh, në mënyrë që të bëhesh i pasur.
3. Si konvertohet motivimi ytë në veprime produktive?

"Jam njeri i mirë."
1. Si mund t'i përkthesh vlerat dhe idealet e tua, në pasuri personale?
2. Çfarë avantazhesh do kesh po të jesh i pasur, dhe njëkohësisht i "mirë?
3. Si ndikon të qenit i "mirë" në mënyrën se si merresh vesh me të tjerët?

"Jam i talentuar, dhe shumë i zgjuar."
1. Si mundet që aftësitë tuaja të vendosen në një linjë me paratë?
2. Sa të gatshëm jeni që t'i hyni projekteve, të cilat janë jashtë fushës suaj të ekspertizës?
3. Si do t'i mënjanoni dobësitë që keni në fusha të tjera?

"Njoh njerëz."
1. Çfarë do bëni me këta njerëz që të bëheni të pasur?
2. Në ç'mënyrë, marrëdhnjet tuaja më të mira do ju ndihmojnë që të bëni para sot?
3. A duan me të vërtetë, njerëzit që njihni, t'iu referojnë tek ata njerëz, që doni të takoni?

Pra, nëse jeni në gjendje t'i përgjigjeni çdo pyetje të çdo justifikimi që identifikoni si tuajin, atëherë po ecni në rrugën e duhur për t'u bërë milioner. Sidoqoftë, kjo nuk është gjithmonë e mjaftueshme.

Thjeshtë, supozojmë që të qenit të i pasur NUK është një titull. Nuk është një privilegj, as një e drejtë. Nëse jeni të shëndetshëm dhe të motivuar, keni avantazhin që ta gjurmoni pasurinë, ose  të gjurmoni lumturinë. Avantazhi i kësaj mundësie mund të arrihet duke ndjekur në mënyrë aktive, të vazhdueshme e të zgjuar kamjen, e cila mundet t'ju bëjë potencialisht të pasur.

Derisa nuk e meritoni të jeni të pasur, dhe nga ana tjetër, dëshironi të jeni të pasur, çfarë do të bëni?/Oculus News/
Previous Post Next Post