Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka çelur sot fushatën elektorale. Në të mori pjesë edhe kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie i Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se kjo nuk është një parti kalimtare por një subjekt i rëndësishëm politik për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Idrizi nuk la pa sulmuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen, duke e cilësuar si ‘Kali i Trojës” që iku nga Parlamenti se nuk duroi praninë e një çami. Madje ai nuk ka nguruar që ta quajë atë fshatar i veshur me rrobat e një evropiani.
“Kjo fushatë na bën neve që të jemi bashkë për të zbatuar amanetin e gjyshërve tanë. Me lejoni që të ju them se jam njeri më shumë fat sepse jam me vëllezërit dhe motrat e mi çamë nga e gjithë Shqipëria, për ta çuar në vend amanetin e gjyshërve tanë. PDIU është partia e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Kumanovë, në Maqedoni, në Kosove e kudo që jemi. J Kujt t’i dhembin sytë ta shohin sot PDIU-në. Nuk flas këtu vetëm për të ju emancipuar e motivuar, por jam i bindur se do i dyfishojmë votat për të treguar se jemi parti e madhe dhe jo kalimtare. Kemi një program të qartë dhe partia jonë lindi nga një dhimbje e madhe personale. Jemi rreshtuar në një koalicion fitues e patriotësh. PDIU nuk do sillet si vasale apo zar i partive të mëdha. Ne jemi parti patriotësh. Sot na kërkohej që të mos ndryshojmë aleancat, a thua se vetëm partitë e mëdha kanë të drejtë ta bëjnë këtë”, tha Idrizi.
Ndërkaq ai u shpreh entuziast për largimin e Vangjel Dules nga pozicioni i nënkryetari të Kuvendit. “Pardje e nxorëm Kalin e Trojës nga Parlamenti. E duam Shqipërinë të bashkuar sepse e shohim kombin kudo. Shqipëria nuk mund të ndahet në parcela. Ata që na kanë halë në sy na sulmojnë, por ne jemi në vendin tonë dhe e dimë që nuk mund të zhvillohet e copëzuar në ngastra. Kombi jeton edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Me programin tonë do kemi fitore spektakolare. Fshatarit që i duket vetja evropian, me dorëheqjen tregoi se mbart helmin e arkaizimit. Nuk kisha kërkuar që Dule të ikte, por ai e shpalli dorëheqjen si kundërveprim ndaj zgjedhjes sime si zëvendëskryetar i Parlamentit. Njeriu që flet e buçet se beson tek të drejtat e njeriut, nuk arrit që të përtypte praninë e një shqiptari të Çamërisë në krye të Kuvendit”, tha Idrizi./Shqip/