Loading...

Shqipëria, bashkëpunim ushtarak me Gardën Kombëtare të New Yersey-it

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli priti gjeneral brigade Steven Ferrari

TIRANË, 28 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, priti sot në një takim gjeneral brigade Steven Ferrari, zv.komandant i Divizionit të 42-të të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të New Jersey-it, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcave tona të Armatosura dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it, të SHBA-së.


Në qendër të këtij takimi ishin çështje të bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA-se, si partneri ynë strategjik, veçanërisht bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Yersey-it.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli priti gjeneral brigade Steven FerrariMinistrja e Mbrojtjes Kodheli shprehu vlerësimin e saj të lartë për bashkëpunimin e ngushtë në përgatitjen e kadetëve të rinj shqiptarë pranë Shkollës së Përgatitjes së Oficerëve të Gardës Kombëtare të New Yersey-it, duke theksuar se kjo praktikë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, gjeneral brigade Ferrari u ndal te kontigjenti i ushtarakëve shqiptare që shkollohen në Gardën e New Yersey-it, duke vlerësuar veçanërisht përgatitjen, disiplinën dhe kërkesën që ata kanë ndaj vetes për cilësi të lartë.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se baza e një ushtrie moderne nis që nga rekrutimi, i cili duhet të përthithë brenda radhëve të Forcave të Armatosura të rinj me integritet të lartë moral dhe me përgatitje fizike.
Shqipëria, bashkëpunim ushtarak me Gardën Kombëtare të New Yersey-it Shqipëria, bashkëpunim ushtarak me Gardën Kombëtare të New Yersey-it Reviewed by Marion Mardodaj on 4/28/2015 10:56:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.