Loading...

Drejtori i ri i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj

 Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato, ka prezantuar Drejtorin e ri të Policisë së Qarkut Tiranë, Ervin Hodaj.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka vlerësuar punën, rezultatet e arritura ne goditjen e grupeve kriminale; integritetin dhe performancën e Ardian Çipës deri tani në krye të Policisë së Tiranës, i cili tashmë është emëruar Drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Çako ka vlerësuar punën e Çipës në drejtim të hapjes së policisë me komunitetin, dhe përmirësimin e shërbimit që policia ofron për komunitetin.
Drejtori i Policisë së Shtetit e ka uruar për detyrën e re Ervin Hodajn dhe është ndalur në masat që duhen të merren për rritjen e parametrave të rendit e Sigurisë Publike e asaj rrugore, kapjen e personave në kërkim e të atyre që qarkullojnë me armë zjarrri.
Intensifikimin e luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit e krimit në tërësi.
Përmirësimin me tej të shërbimit që policia ofron për komunitetitn, si dhe prioritare marrëdhëniet me komunitetin.

Drejtori i ri i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj Drejtori i ri i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj Reviewed by Marion Mardodaj on 4/28/2015 10:09:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.