Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua dje me prindër që kanë fëmijët në çerdhe, dhe ndau me ta ide dhe përvoja se si mund të përmirësohet ky shërbim jetik për fëmijët. Kosova tha se investimi tek cilësia e shërbimit dhe edukimit të fëmijëve në çerdhe, është investim për të ardhmen e komunitetit dhe të qytetit.
“Të gjithë së bashku do bëjmë më të mirën. Ju me syrin kritik që çfarë duhet të përmirësohet dhe ne me detyrimin moral por edhe ligjor për të bërë më të mirën, të çojmë në drejtimin e duhur edukimin e këtyre fëmijëve dhe mirërritjen e tyre drejt rrugës e cila, unë gjithmonë e them, është një rrugëtim pafund. Asnjëherë nuk ka fund. Unë kam ardhur këtu t’iu them që do krijojmë linja të thjeshta por frytdhënëse se si ne bashkërisht të bëjmë më të mirën. Po bëmë më të mirën për qytetin kemi investuar për të ardhmen, dhe fëmijët janë e ardhmja e këtij qyteti, kështu që thjeshtë le të bëjmë më të mirën për ta sepse nga ata varet dhe e ardhmja e shoqërisë, e familjes”, tha Kosova.

. Kandidati për kryebashkiak theksoi rëndësinë e ruajtjes së komunikimit mes Bashkisë dhe qytetarëve për çështjet më të mprehta. “Ideja ime kjo është që si të krijojmë në Bashkinë e ardhshme të Tiranës mundësi që çdo grup interesi të ketë mundësinë të përcjelli mendimet në mënyrë që ta bëjmë se s’bën një lidhje me qytetarin dhe me të gjitha nevojat e tij në të gjitha aspektet e jetës”, pohoi Kosova