Lidhja e dhimbjes me trurit

Dhimbja e ka një qëllim – ajo mund të të ndalojë të prekësh flakën, për shembull, apo të ecësh me këmbë të thyer. Me shërimin e plagës, dhimbja ikën. Zakonisht. Por, në mbarë botën, një në çdo pesë njerëz vuan nga dhimbja që zgjat për muaj dhe vite me radhë, duke shkaktuar humbjen e vendit të punës, apo depresion. Dëshpërimi shtohet më tej kur ndërhyrjet mjekësore dështojnë, ose kur eskpertët e shëndetësisë aludojnë, se një person që vuan nga dhimbja e krijon atë vetë. Shelley Schlender njofton nga Boulderi, i Kolorados, se disa metoda të reja për të skicuar pasqyrimin e dhimbjes në tru mund t’i hapin rrugën trajtimeve të reja.

“Mendoj sikuse njerëzit që kanë patur dhimbje gjatë gjithë jetës.”

Ky grup në Boulder të Kolorados, mbështet njerëzit që vuajnë nga dhimbja që u ka zgjatur për vite të tëra.​

“Mendo sikur e vret dorën me çekiç, apo nëse ke qenë tek dentisti dhe të kanë gërryer dhëmbin pa novokainë, imagjino sikur dhimbja nuk të pushon.”

Charles Horowitz, këshilltari që drejton grupin, vuan nga dhimbja kronike e shpinës.

“Mjekët të duket se nuk e kuptojnë çfarë ndodh. Në fillim thonë të provojmë këtë apo atë…”

“Shpejt apo vonë ata të thonë se ke nevojë të shkosh tek psikiatri.”

Mjekët e kanë paralajmëruar Laurën-in se po krijon varësi tek ilaçet kundër dhimbjes.

“Këtë më ka kanë thënë mjekët, të heq dorë nga ilaçet dhe të shkoj tek psikologu.”

Maggie ka vazhdimisht dhimbje koke.​

“Kam shkuar tek disa spitale shumë prestigjioze për dhimbjen e kokës, ku më kanë mbushur me ilaçe, i kam thënë se nuk i toleroj dot dhe nuk më kanë dëgjuar.”

Asnjë lloj analize nuk mund të “tregojë” dhimbjen kronike. Por skicimi neurologjik i trurit nga studjuesi i Universitetit të Harvardit, Clas Linnman zbulon se njerëzit që kanë dhimbje qafe kanë aktivizim të sistemit nervor në qafë. Për  dhimbjet  e bërrylit, aktivizimi i nervave ndodh pranë bërrylit.​

“Shumë pacientëve që kanë dyshime, u thonë, “Nuk ke ndojë gjë që ankohesh”, por ne përpiqemi të gjejmë arsyen për dhimbjen e vazhdueshme që përjetojnë këta pacientë.”

Grafia e trurit nga shkencëtari i Universitetit të Kolorados Tor Wager tregon ndryshimet mes dhimbjes së gjatë dhe asaj të menjëhershme. Dhimbja e menjëhershme përfshin qendra të trurit që janë përgjegjëse për veprime të shpejta.

“Kur prek një filxhan të nxehtë kafeje, dhimbja shkon menjëherë nga trupi im tek pikat e trurit.”

Në ndryshim nga kjo, dhimbja kronike aktivizon zona të trurit që lidhen me emocionet dhe me kujtimet.

“Kur njerëzit përjetojnë të nxehtin, më pas imagjinojnë që ajo të djeg dorën dhe  dhimbja shtohet”.

Por kur ata fokusohen tek imazhet qetësuese, dhimbja qetësohet.

"Kur njerëzit imagjinojnë një kuvertë të ngrohtë në një ditë të ftohtë, ata rrisin aktivitetin në një zone të trurit dhe dhimbja pakësohet. Aftësia për të përballuar dhimbjen, mendërisht, mund të ketë efekte se si ky sistem e shton, apo e pakëson dhimbjen.”

Kjo ka kuptim për Charles Horowitz, i cili në vite i ka kushtuar më shumë kohë meditimit dhe miqve, si forma të “identifikimit” të dhimbjes.

“Në vitet 90 isha shumë pa qejf. Më duhej të zvarrisesha natën për të shkuar në banjë. Përsëri kam dhimbje kronike çdo ditë, por 60 për qind e saj më ka ikur dhe një arsye është se jam i rrethuar nga njerëzit.”​

Zoti Horowitz shpreson se në vitet e ardhshme, zbulimet e shkencëtarëve që merren me skicimin e trurit do të bëjnë të mundur që nga dhimbjet kronike të shpëtojnë më shumë njerëz./VOA/
.
Previous Post Next Post