Loading...

Mëngjes i shëndetshëm, nota më të larta



Një studim i ri i universitetit të Iowa-s konfirmon lidhjen mes një mëngjesi të shëndetshëm dhe notave të mira në shkollë, për nxënësit e fillores.

Studimi gjeti që ata studentë, të cilët u bënë pjesë e shkollës së programit Amerikan të Departamentit të Agrikulturës, kishin arritur rezultate më të larta në matematikë, shkencë dhe në të lexuar.

"Këto rezultate sugjerojnë se marrja e vazhdueshme e ushqyesve të mjaftueshme në mëngjes mund të çojë në përfitime të rëndësishme në shkollën fillore," thotë Dacid Frisvold, asistent profesor në Tippie College of Business.

Frisvold e bëri studimin e tij akademik duke analizuar performancën akademike tek studentët  në shkolla që nuk ofrojnë mëngjes, dhe atyre shkollave që ofrojnë mëngjes.

Ai gjeti që shkollat që ofrojnë mëngjes kishin rezultate më të mira akademike se ato shkolla që nuk e ofronin një gjë të tillë, dhe se impakti ishte akulumativ - sa më qëndrueshëm që nxënësit t'u ushqenin në mëngjes, aq edhe më të mëdha arritjet e tyre. Rezultatet në matematikë rezultuan me 25% më shumë tek nxënësit që konsumonin mëngjes.

Frisvold thekson se konsumi i shëndetshëm i mëngjesit, është një mjet efektiv për të ndihmuar nxënësit e fillores të arrijnë rezultate më të mira dhe të jenë më të përgatitur për jetën.
Mëngjes i shëndetshëm, nota më të larta Mëngjes i shëndetshëm, nota më të larta Reviewed by Marion Mardodaj on 3/29/2015 09:03:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.