1. Njerëzit nuk kishin mbiemra
Në Mesjetë, shumica e njerëzve kishin vetëm emrin. Për të bërë dallimin, shumica e tyre u dallonte për nga vendi ku ata vinin, për shembull Aliu i Skraparit apo Gjoka i Mirditës. Një tjetër mënyrë për të dalluar njerëzit ishte përmes zanatit që ata bënin, për shembull, Hysen Kasapi apo Astrit Këpucari.
2. Njerëzit me sëmundje mendore u trajtonin si fëlliqësira
Problemet mendore ishin një problem real në Mesjetë. Të sëmurët mendorë u rrihnin e u degradonin vazhdimisht, kryesisht ata që shfaqnin sjellje të ndryshme në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë. Të tjerë u konsideronin të rrezikshëm dhe u dëbonin nga qyteti, u burgosnin apo u ekzerkutonin për shkak se pretendohej se ishin të pushtuar nga djalli.
3. Kuzhina e Mesjetës ishte shumë e pashëndetshme
Dhuna që karakterizone mesjetën çoi në një shoqëri primitive me mungesë finese dhe elegance. Ushqimi i Mesjetës ishte bazik në ushqyes. Masat u ushqenin me shumë bukë, me mish jo cilësorë derri që karakterizohej nga yndyrna të këqija dhe kishte një mungesë të theksuar frutash dhe zarzavatesh.
4. Mjekësia bazohej në paragjykime
Diagnozat mjekësore përfshinin Astrologjinë dhe disa teori të trasha që sot mund të konsiderohen me plot gojën të "çmendura". Për shembull lënja e gjakut të rrjedhë ishte ndër metodat më të pranueshme e të respektueshme, pasi shumica e shkencëtarëve të kohës besonin se kjo mënyrë mundësonte që trupi t'i nxirrte jashtë të gjitha sëmundjet, pra "gjakun e keq".
5. Femrat nuk mund të zgjidhnin partnerin e tyre
Martesa në Mesjetë ishte shumë e ndryshme nga ajo e sotmja. Femrat nuk kishin të drejtë zgjedhjeje të partnerit, madje as nuk e njihnini mashkullin përpara se t'u martonin. Pra, martesa nuk ishte e bazuar në dashuri dhe romanca.
6. Gratë nuk kishin të drejta
Megjithëse përdhunimi konsiderohej një krim në pjesën më të madhe të Europës, nuk ekzistonte një ligj i veçantë që të rregullonte diferencat gjinore tek të martuarit. Një grua nuk mund të refuzonte legalisht kërkesat seksuale të burrit të saj. Ekzistonte një besim i madh se femrat kishin përherë një dëshirë të madhe për të kryer marrëdhënje seksuale. Me pak fjalë, femrat u shihnin eksluzivisht vetëm në aspektin e marrëdhënjeve seksuale, për të lindur dhe rritur fëmijë dhe për të gatuar dhe pastruar shtëpinë.
7. Ata e masnin kohën në një mënyrë të çuditshme
Në Mesjetë, njerëzit e llogarisnin kohën në një mënyrë të çuditshme. Ata e ndanin kohën në 7 orë me intervale të barabartë. Për shkak se ditët e verës ishin më të gjata se ato të dimrit, një orë dimërore ishte rreth 60 minuta, ndërsa një orë verore, rreth 150 minuta.
8. Sistemi i dënimit ishte barbar
Sistemi i dënimit ishte shumë kafshërorë dhe barbar po ta krahasojmë me kohën e sotme. Humbja e lirisë ishte sinonim diallin. Burgjet ishin biruca të nëndheshme plotë lagështirë dhe myk. Të burgosurit nuk u ushqenin dhe pinin ujë për çdo ditë, dhe nuk e shihnin me sy dritën e diellit. Shumica e të burgosurve vdisnin nga uria dhe sëmundjet e ndryshme.
9. Rrugët nuk ishin të shtruara
Në shumicën e qayteteve mesjetare nuk ekzistonin rrugët e shtruara, veç disa qendrave kryesore që ishin shtruar me kalldrëm. Zakonisht fshatrat dhe qytetet ishin të mbuluara me jashtëqitje kafshësh shtëpiake dhe njerëzit ecnin këmbëzbathur.
10. Jetëgjatësia ishte jashtëzakonisht e shkurtër
Literatura bashkëkohore na sugjeron se në vitet 1276-1300, jetëgjatësia mesatare për meshkujt ishte rreth 31 vjeç, ndërsa për femrat ishte pak më e lartë.
11. Futbolli ishte i jashtëligjshëm
Sot është sporti më popullorë në botë, por në Mesjetë ishte ilegal. Atëherë futbolli jo vetëm që ishte i jashtëlighshëm, por konsiderohej si një sport shumë i dhunshëm. Për shkak të dhunës, mbreti Eduard II e ndalojë me ligj futbollin.
12. Shumicën e kohës njerëzit ishin të dehur
Në Mesjetë uji i pijshëm ishte i rrallë për shkak të vështirësive për ta mbajtur në gjendje të pastër. Edhe kur pihej, preferohej uji i pranverës, pasi kishte më pak të ngjarë që të shkaktonte sëmundje të ndryshme. Madje besohej se uji nuk ishte i mirë për tretje, dhe për të gjitha këto arsye, njerëzit konsumonin me shumicë verë, musht, birra etj., dhe të qenit të dehur në atë kohë ishte një gjë normale.
13. Njerëzit nuk bënin banjë dhe as lanin duart
Megjithëse tualetet publike dhe metodat sanitare ishin të zakonshme në Romë, Athinë dhe në shumë qytete të mëdha të kohës para Mesjetës, kjo gjë ndryshojë në Mesjetë. Kristjanëve nuk u lejohej t'u lanin lakuriq, dhe nga ana tjetër Kisha proklamonte se higjiena dhe banjët publike çonin në imoralitet, marrëdhënje seksuale rastësore dhe një sërë sëmundjesh. Këto ligje të pashkruara të fesë u bënë normë për jetën e përditshme të njerëzve, të cilët filluan gradualisht të shmangin çdo lloj higjiene personale.
14. Ishte një kohë shumë e pisët
Vlerësohet se vetëm banorët dhe kafshët e Londrës mesjetare prodhonin mesatarisht rreth 50 tom jashtëqitje në ditë.
15. Vdekja ishte diçka normale për artistët
Ditët e sotme, aktorët, këngëtarët, sportistët apo personalitetet televizive janë ndër personat më të paguar dhe të respektuar në të gjithë botën, por në mesjetë gjërat ishin shumë ndryshe për ta. Nëse një artist nuk ishte i aftë që të kënaqte mbretin, mund të ekzekutohej menjëherë.
16. Njerëzit ishin mizorisht të paedukuar
Përveç disa fisnikëve dhe njerëzve të përzgjedhur, pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kishin idenë se ç'ishte edukata e mirë. Shumica e tyre e konsideronin sjelljen e mirë si diçka të keqe, qëndronin në tavolinën e ngrënjes në mënyrë të çuditshme. Me pak fjalë, konsiderohej normale që gjatë ngrënjes, kockat të mund të hidhen gjithandej.
17. Kafshë kriminale
Nën ligjet e mesjetës, kafshët mund t'u trajtonin dhe dënonin në të njëjtën mënyrë si njerëzit. Ekzistojnë të dhëna që kafshët e fermave të jenë gjykuar për shkak se kanë vrarë apo plagosur njerëz. Nuk ishte një kohë e mirë për kafshët.
Tags
Kuriozitete