Loading...

Kondrabanda në doganën shqiptare, 8 punonjës hiqen nga puna



Dogana shqiptare njoftoi pezullimin e tetë punonjësve të saj për dyshimet për kontrabandë në Pikën Kufitare të Kakavijës në kufi me Greqinë.

Pesë prej punonjësve, të denoncuar edhe në Prokurorinë e Gjirokastrës, janë doganierë në Pikën e Kakavijës, ndërsa tre të tjerë janë pjesëtarë të grupit të antikontrabandës.

Ky grup ishte instaluar pranë kësaj pike kufitare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për të monitoruar qarkullimin tregëtar. Burimet paraprake kanë pohuar se hetimi ndaj tete doganierëve tashmë të pezulluar lidhet me kalimin e dy kamionëve tregëtarë pa kryer praktikat doganore në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Sipas burimeve paraprake kamionët ishin të ngarkuar me mallra industrialë të cilët nuk i janë nështruar detyrimeve doganore.

Departamenti Hetimor i Doganave ka dërguar në Prokurori edhe dy tregëtarët që kishin futur kamionët e mallrave në Shqipëri.
Kondrabanda në doganën shqiptare, 8 punonjës hiqen nga puna Kondrabanda në doganën shqiptare, 8 punonjës hiqen nga puna Reviewed by Marion Mardodaj on 3/17/2015 07:51:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.