Loading...

Drejtori i ri i “Charlie Hebdo”: Nuk na kanë vrarë akoma, do t’jua vërtetojmë


“Numri i ri i revistës do të jetë tejet normal, pasi siç do të ekzistojmë ne përherë, do të jenë edhe terroristët, ndaj do të kemi një numër normal të revistës “Charlie Hebdo”, me të gjitha rubrikat, hapësirat, përmbajtjet e zakonshme dhe me të gjitha penat e revistës që janë ende gjallë”. Ky ka qenë reagimi i drejtorit të ri të revistës satirike franceze e cila disa ditë më parë ra pre e një atentati terrorist. Gerard Biard, duke folur për “Sky TG24 HD”, është shprehur se më 14 janar do të nisë shpërndarja e 1 milionë kopjeve të numrit të ardhshëm të revistës.

“Të gjithë do të kenë hapësirën dhe vendin e tyre në këtë numër, gjë që do të thotë se për ne nuk ka ndodhur thuajse asnjë gjë. Të gjithë lexuesit do të gjejnë atë që kanë gjetur përherë në këtë revistë dhe artikujt e saj. Do të jemi të njëjtët siç kemi qenë përpara atentatit”, – ka shtuar më tej Gerard. Ai është shprehur se ky ishte një sulm ndaj lirisë së shtypit, lirisë së shprehjes, lirisë së satirës, lirisë së karikaturës. “Terroristët nuk kanë mundur të sulmojnë laicizmin. Nuk na kanë vrarë dhe këtë do ta tregojmë në numrin e ardhshëm”, – përfundon Gerard Biard.
Drejtori i ri i “Charlie Hebdo”: Nuk na kanë vrarë akoma, do t’jua vërtetojmë Drejtori i ri i “Charlie Hebdo”: Nuk na kanë vrarë akoma, do t’jua vërtetojmë Reviewed by Marion Mardodaj on 1/10/2015 10:16:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.