Vazhdon operacioni i përbashkët Polici-OSHEE për vjedhjen e energjisë elektrike. Në dy ditë janë kryer 4.915 kontrolle. Sipas policisë nga kontrollet janë evidentuar 57 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 57 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 19 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike . Janë shpallur në kërkim 32 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 6 autorë.
Gjithashtu janë ndërprerë 3.056 lidhje të abonentve debitorë dhe 57 lidhje të paligjshme. Si dhe janë kontrolluar 264 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Tags
aktualitet