Haleigh Poutre
Haleigh Poutre iu mor nënës së saj të paaftë e të padenjë në moshën 4 vjeçare dhe iu dha në kujdestari tezes së saj, Holli. Haleigh jetoi për katër vjet me tezen dhe të dashurin - që më pas u bë burri i tezes - dhe me tre fëmijë të tjerë, derisa Holli e adaptoi zyrtarisht Haleigh-in. Nga Shtatori i vitit 2001 e deri në Shtatorin e vitit 2002, shërbimet sociale të Masaçusasit bënë me dhjetëra telefonata që lidheshin me mirëqenien e Haleigh. Dukej qartë që 8 vjeçarja shpesh ishte e mbuluar me të nxira dhe mavijosje nga dhuna. Pas disa hetimeve, Holli tha në polici që Haleigh thjeshtë mavijoste dhe godiste veten.
Në 11 Shtator të vitit 2005, kur Haleigh ishte 11 vjeçe, u dërgua në spital për shkak se humbi vetëdijen. Kur doktorët e ekzaminuan, zbuluan që truri i saj ishte dëmtuar aq shumë, sa që dukej sikur vogëlushja ishte përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Pasi i bënë një operacion, Haleigh ra në koma dhe doktorët ishin të bindur se ajo duhej të qëndronte në gjendje vegjetative për disa kohë. Në 20 shtator Holli dhe burri i saj - Strickland - u arrestuan për dhunimin e të miturës. Sapo doli nga burgu pasi pagoi një shumë të mirë parashë, Holli shkoi tek gjyshja e saj dhe bëri me të një pakt vetëvrasjeje: gjyshja qëlloi me pistoletë Hollin dhe më pas veten.
Tani personi i vetëm që përballej me akuzat e dhunës ishte vetëm Strickland, dhe autoritetet shtetërore po kërkonin që t'ia merrnin vogëlushen nga kujdestaria. Sidoqoftë, njerku-Strickland bëri të pamundurën që ta mbante gjallë dhe pranë vetes vogëlushen. Arsyeja kryesore ishte se nëse Haleigh do të vdiste, Strickland do të akuzohej për vrasje.
Shteti fitoi, Haleigh iu mor nga kujdestaria njerkut në vitin 2008. Çuditërisht, sapo njerkut abuzues iu hoq kujdestaria, Haleigh filloi të marrë frymë dhe ishte në gjendje t'i bindej disa udhëzimeve. Madje filloi të qeshë e të thotë disa fjalë, por ishte e kufizuar të qëndronte në karrige me rrota. Pas disa vitesh ishte në gjendje të dëshmonte mizoritë që i kishte bërë Strickland. Besohet se "shefja" e dhunimit të vogëlushes ishte Holli, por Strickland u dënua me 15 vjet burg në vitin 2009.
Çështja e Haleigh i solli ndryshime të mëdha shërbimeve sociale të Masaçusets. Në moshën 16 vjeçare, Haleigh u birësua nga Keith dhe Becky Arnett, të cilët praktikisht kishin rreth 2 vite që u kujdesnin për të.
Terri Wallis
Në Qershorë të vitit 1984, 19 vjeçari Terry Wallis dhe shoku i tij u përfshinë ne një aksident tragjik kur makina e tyre u zhyt në një lum. Shoku i tij vdiq, dhe Terry, i cili u gjet ditën tjetër të aksidentit, u gjet në gjendje kome. Familja e tij, përfshirë gruan dhe vajzën 6 javëshe të tij, u kujdesën për të derisa ishte akoma në jetë.
Kjo gjëndje kome vazhdoi për 19 vite të tjera rresht, kur Terry filloi të flasë për herë të parë. Gjëja e parë që tha është "mama", pasi pa nënë e tij. Më pas tha "qumësht", derisa filloi të flasë fjali të plota. Kujtimet e tij ishin në gjendje të mirë, por nuk e kishte idenë se sa kohë po qëndronte në koma, dhe e kishte të vështirë të kuptonte që ishte viti 2003. Gjatë 19 viteve të shkuara kishin ndryshuar shumë gjëra, atëherë presidenti i SHBA-ve ishte Ronald Reagan, ndërsa tani Bushi i dytë.
Terry ka mbetur i paralizuar nga aksidenti, por flet mirë dhe në fjali të plota. Doktorët janë të pasigurtë se përse ai u zgjua. Ata besojnë se gjatë këtyre 19 vitete, truri i tij në thelb ka rilidhur vetëveten. Besnhet se lidhjet e shumta kanë bërë që truri i tij të "zgjohet".
Sarah Scantlin
Në vitin 1984, Sarah Scantlin ishte një 18 vjeçare dinamike dhe plot dëshirë për jetën. Ajo kishte shumë miq dhe ishte lidere e grupit të kërcimit të kolegjit ku studionte. Në 21 Shtator, ndërsa Sarah po kalonte rrugën teksa doli nga një Bar në Hutchinson, Kansas, u godit frikshën nga një autoveturë.
Shoferi i dehur u largua nga vendngjarja pa ndaluar, ndërsa një makinë e dytë ia shtypi kafkën Sahras, por ajo ishte akoma gjallë. U dërgua në spital, dëmtimet e saj në kokë ishin të mëdha, e vetmja gjë që mund të bënte ishte të merrte frymë. Qëndroi në koma për një muaj, më pas mes komës dhe ralitetit. Prindërit vendosën që ta mbajnë në jetë, megjithëse iu tha se ka të ngjarë të mos zgjohet më. Në Prill të vitit 1985, Sarah u dërgua në një spital përkujdesjeje.
Në këtë spital, Sarah rimësoi të gëlltisë, kështu që mund të ushqehej pa tubin ushqyes. Stafi u përpoq ta bënte ta komunikonte duke kapsitur sytë. Filloi që ndonjëherë ta bënte një gjë të tillë, por për pjesën më të madhe nuk reagonte. Pasi qëndroi në spital për 16 vjet, një punonjës i spitalit - Pat Rincon - punoi duke u përpjekur që ta bëjë të flasë, megjithese ky i fundit nuk ishte trajnuar në terapinë e të folurës.
Për katër vjet rresht, Rincon punoi çdo ditë me Sarahn duke e inkurajuar të bënte ndonjë zhurmë. Një vitë pasi Rincon nisi të punonte me të, Sarah filloi të ulërasë. Filloi të komunikoi me ulërima, për shembull, ajo ulëriste kur prindërit iknin.
Më pas, në 12 Janarë të vitit 2005, Sarah tha fjalët e saj të para. Pat po i lexonte një libër Sarahs kur një tjetër pacient e ndërpreu atë. Pat i tha pacientit që do të jetë shumë shpejt pranë tij, të shohë nëse është në rregull. Më pas Sarah përsëriti fjalën "në rregull". Pas thuajse 20 vjetësh mes komës dhe realitetit, Sarah filloi të flasë sërish. Më pas, pas një muaji, Sarah i telefonoi mamasë dhe babait të saj, të cilët u shtangën kur dëgjuan sërish pas 20 vjetësh zërin e vajzës së tyre.
Për shkak të dëmtimeve dhe viteve të qëndrimit në spital, trupi i saj është lënduar shumë, dhe ajo qëndron mbi karrige me rrota. Herë pas here flet disa fjalë, por mund të komunikojë me njerëzit. Megjithse ishte thuajse 40 vjeç kur doli përfundimisht nga koma, ajo beson se është një vajzë 19 vjeçare.
Gary Dockery
Dockery ishte një oficer policie 33 vjeçar nga Tenesi kur ai dhe kolegu i tij u thirrën për një shqetësim në një lagje të Walden-it në 17 Shtator 1988. Kur iu afrua shtëpisë, u qëllua me plumb në kokë. Oficeri tjetër që ishte me të i bëri frymëmarrje nga goja dhe lajmëroi menjëherë ambulancën. Doktorët e dërguan në sallën e operacionit dhe ishin të detyruar që bashkë me plumbin t'i hiqnin edhe 20% të trurit. Dockery qëndroi në koma për më shumë se 7 vjet.
Në 11 Shkurt të vitit 1996, familjarët e tij ishin duke diskutuar se çfarë duhet bërë me sëmundjen e tij. Nëse do të ishte më mirë të vazhdonin me operacionet e t'i hiqnin lëngjet nga mushkëritë apo ta linin të shkonte në botën tjetër. Ky ishte momenti kur Gary filloi të flasë.
Gjatë 18 orëve në vijim, ai filloi t'i fliste pjesëtarëve të shtëpisë. Nisi të njohë djemtë e tij, që tashmë ishin bërë respektivisht nga 20 dhe 12 vjeç. Ishte në gjendje të kujtonte gjëra nga e shkuara, si emërat e kuajve të tij dhe se shumë shpejt kishte planifikuar të shkonte në udhëtimin e përvitshëm të kampingut. Nuk e mbante mend çastin kur u qëllua me pistoletë, dhe nuk e kishte idenë se sa kohë kishte kaluar.
Sidoqoftë, pas 18 orësh, Gary filloi të flasë gjithnjë e më pak, megjithëse filloi të jetë gjithnjë e më i vetëdijshëm dhe të përdorë një karrige të motorizuar me rrota. Fatkeqësisht, Gary vdiq në 15 Prill të vitit 1997 nga një mpikse gjaku në mushkëri.
Jan Grzebski
Në vitin 1988, teksa po punonte me vagonët e trenit, Jan Grzebski u lëndua në kokë ndërsa po mundohej të bashkonte dy vagonë. Sipas një raporti të dalë nga vendi i i tij, Poloni, ka qëndruar në koma për 19 vjet rresht. Gruaja e tij e lëvizte me përkujdesje ndaj tij për çdo orë në mënyrë që të mos iu përkeqësonin plagët e trupit. Pasi u zgjua nga koma, bota ishte tërësisht e re për të. Polonia nuk ishte më një vend komunist dhe ai duhet të prezantohej me 11 nipërit dhe mbesat e tij. Kjo histori prekëse u mbulua nga një sërë mediash ndërkombëtare, përfshirë Associated Press dhe BBC.
Sidoqoftë, pasi historia e tij oshëtiu nëpër botë, Grzebski pretendoi që ishte totalisht e ekzagjeruar. Ai ka qenë në koma për vetëm 4 vjet. Kur u zgjua nga koma, ishte sërish i paralizuar, dhe ishte totalisht i ndërgjegjshëm për çfarë ndodhte rreth tij. Ai shihte televizion dhe e dinte që Polonia nuk ishte më një vend komunist. Madje, tha që ekzistojnë disa lloje komash ku në disa prej tyre njerëzit qëndrojnë në gjumë, dhe në disa të tjera njerëzit zgjohen, ndonjëherë./ Oculus News

Tags
Kuriozitete