Loading...

Si t'i përgjigjemi pyetjes "Pse u largove nga puna?"

Intervista e punës është një skenë, film apo teatër; intervista e punës është në vetvete një skenë e një prodhimi teatral apo kinematografik. Një intervistë pune është e ritualizuar. Duhet të jeni shumë të qetë në një intervistë pune, sikur po lexoni librin Maska, Gjuha e Trupit: Zëri i Gjesteve (viti: 2013; Marion Mardodaj) mbi shezlong në një ishull përrallorë ekzotik. Duhet të sillni veten tuaj në intervistë, t'i përgjigjeni pyetjeve që ju kërkohen dhe të silleni korrektësisht.

Thuhet që intervista e punës mund të jetë edhe një marrëveshje biznesi. Marrëveshja e biznesit është puna që punëdhënësi mund t'ju ofrojë në fund të intervistës, nëse Universi vendos që ju dhe ai do punoni sëbashku.

Duhet të tregoni të gjitha kartat tuaja, pa u fshehur prapa karriges apo tavolinës.

Kompania që do ju intervistoi nuk do t'ju thotë që po përgatitet të pushojë dikë nga puna dhe që shpreson që pas 5 javësh ju mund të zini vendin e tij. Mund të kuptoni diçka nga pyetjet që ata bëjnë, por përgjithësisht asnjëri nuk shkon në intervistë për t'u marrë me thashetheme.

Ju keni sekretet dhe potencialin tuaj. Mund ta keni lënë punën tuaj të fundit për shkak se drejtori qëndronte gjithë ditën në Facebook dhe specjalisti i sektorit ishte pijanec; ky është një mjedis ku nuk mund të punohet.

Si do i përgjigjeshe pyetjes "Pse u larguat nga puna juaj e fundit?" në këtë rast?

Ekzistojnë një sërë faktorësh racional dhe të përshtatshëm të largimit nga puna nuk mund ta kënaqin një intervistë aktuale pune.

Duhet të tregosh të gjithë historinë në mënyrë që përgjigja jote të ketë kuptim. Por kjo nuk është mënyra më e mirë për të përdorur kohën në një intervistë, dhe për të qenë të sinqertë, intervistuesit nuk i intereson të dija shumë për rrethanat e largimit tuaj nga puna e fundit. Padyshim që ekzistojnë mënyra për t'iu përgjigjur kësaj pyetje, pa krijuar paradokse dhe dykuptimësi.

Përmes një sërë bashkëbisedimesh mes punonjësve dhe menaxherëve studiuesit kanë zbuluar që vizionet e këtyre aktorëve në të shumtën e herëve nuk përputhen.

Ky mund të jetë një shpjegim i mirë nëse ju ka përfunduar kontrata e punës së fundit që keni bërë. Si fillim nuk ka rëndësi se kush i tha çfarë kujt. Nuk ekziston një dallim i qartë mes lënjes së punës dhe të pushuarit nga puna. Nuk është çështje e vështirë. Një punonjës që largohet nga puna nuk mund t'i thotë intervistuesit se është larguar për shkak se menaxheri kishte shpifur.

Nëse keni qëndruar mjaft në atë punë, keni mësuar gjithçka dhe doni të ikni për të ruajtur shëndetin tuaj, kjo është mënyra më e duhur për ta shpjeguar:"Mësova gjithçka në këtë punë, dhe tani kam menduar të marr pak kohë për t'u përqendruar në aventurën e rradhës".

Nëse menaxheri i radhës nuk mund të shohë dhe të kuptojë që ju keni marrë rrugën e lartë etike e morale për t'u larguar nga puna për shkak se zemra juaj nuk ishte më në atë punë dhe me të, atëherë ai apo ajo nuk është menaxheri duhur për ju; kjo është përgjigjja më e duhur në këtë rast: "E dija që isha i/e gatshëm për ndryshim, por nuk doja të shpërqendrohesha nga puna që kisha në dorë në mënyrë që të vazhdoja të punoja edhe më tej pasi punët janë zinxhir. Kështu që bëra atë që besoja që ishte më e mira, që ika nga puna, për t'i mundësuar atyre të gjejnë dikë që i përshtatet më mirë rutinës së ndryshimeve, dhe gjithashtu t'i mundësoj vetes më shumë kohë për të menduar për punën e radhës."

Provoni përgjigjet e mësipërme për këtë pyetje dhe përpunojini vazhdimisht në mendjen tuaj dersia ndonjërën prej tyre ta ndjeni si përgjigjen e duhur. Mos lejoni të mposhteni nga asnjë pyetje e intervistës së punës./Forbes/

Për më tepër rreth intervistës së punës dhe përgjigjeve më të vështira në një intervistë pune, lexo librin Si Fitohet Vendi i Punës: teknika dhe sekrete për të fituar çdo vend pune; 2012; Marion Mardodaj.
Si t'i përgjigjemi pyetjes "Pse u largove nga puna?" Si t'i përgjigjemi pyetjes "Pse u largove nga puna?" Reviewed by Marion Mardodaj on 10/21/2014 12:44:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.