Të gjithë orvatemi të rrisim cilësinë e jetës tonë, por në fakt, kjo është një punë e brendshme e gjithsecilit. Duhet të punojmë me vetveten duke përfshirë në jetën tonë praktikat më të mira për mendjen, trupin dhe shpirtin. Ja 5 praktika rutinë ditore që ndihmojnë për të krijuar një jetë që vërtetë dëshironi:
1. Lëreni të shkojë!
A keni pushuar së menduari se cilat janë ato gjëra që nuk janë më të domozdoshme në jetën tuaj? Të gjithë kemi gjëra në jetën tonë që thjeshtë nuk i përshtaten rrethanave aktuale të jetës tonë. Këto mund të jenë çdo gjë, përfshirë punët, lidhjet, mendimet e këqija etj.
Këto gjëra mund të vazhdojnë të ndikojnë duke na bërë të reflektojmë sjellje të papërshtatshme. Frikërat e ndryshme, paragjykimet e vetvetes dhe të tjerëve, janë sabotim i vetvetes. Këto gjëra mund të jenë si një video e shprishur që vazhdon të luhet vazhdimisht dhe s'të çon gjëkundi, dersia të marrim një vendim të ndërgjegjshëm për ta lënë të shkojë.
Të gjitha këto gjëra na marrin energji duke ngadalësuar rrugën tonë drejt ngritjes.
2. Jini të pranishëm
Sa shpesh jeni të pranishëm në momentin aktual? Kjo është një pyetje e madhe. Duhet t'i kujtojmë vazhdimisht vetes tonë se duhet të bëjmë kujdesh për çdo ditë, javë pas jave dhe muaj pas muaji, derisa ta mësojmë veten tonë që të jemi prezent.
Shumë mësime shpirtërore tregojnë që e tashmja është e gjitha çfarë kemi, dhe në fakt kjo është e vërtetë. Nuk mund të jesh i/e pranishëm në të djeshmen dhe as të nesërmen. E tashmja është i vetmi vend ku mund të jetosh me të vërtetë jetën tënde. Ne shpenzojmë shumë kohë në mendjen tonë duke kujtuar të shkuarën dhe imagjinuar të ardhmen.
Ja disa mënyra për të praktikuar të tashmen
Filloni me frymëmarrjen (klikoni këtu).
Meditoni. Qoftë edhe për pak minuta nëse meditoni, kjo i mëson mendjes të qetësohet dhe të ulet sërish në shpirtin tuaj. Lidhuni me shpirtin tuaj dhe bëhuni miq, është aleati më i fuqishëm juaji dhe e keni me vete përgjatë gjithë kohës.
Dëgjoni me të vërtetë. Kushtoni vëmendje kur bisedoni me të tjerët. Ne mendohemi shpesh se çfarë do themi pasi kemi dëgjuar të tjerët çfarë thanë. Jini vërtetë kuriozë dhe bëni pyetje. Ndonjëherë është mirë që vetëm të dëgjoni. Kjo mundëson që të krijoni marrëdhënje më të mira dhe një kuptim më të thellë të njerëzve me të cilët keni vendosur të shpenzoni kohën tuaj.
3. Përqendrohuni tek pozitiviteti
A mund të fokusoheni vetëm në gjërat pozitive për vetëm një javë? Duket thuajse e pamundur? Ndonjëherë mund të përshkohemi nga mendimet negative. Por është e mundur që të trajtojmë trurin tonë të fokusohet mbi gjërat pozitive.
Ne shpenzojmë aq shumë energji të trurit tonë për të gjetur çfarë është e gabuar, sa që dorëzohemi kur vjen puna për të korigjuar gjërat e gabuara. Ju jeni një krijues i fuqishëm. Kështë që përqendroni energjitë tuaja tek gjërat që dëshironi më shumë, pasi kjo do ju hapë më shumë dyer, duke sjellë më shumë magji, kreativitet dhe paqe në jetën tuaj.
Ja disa mënyra për t'u fokusuar tek gjërat pozitive
Besojini vetes tuaj për gjërat që keni bërë, për çfarë keni bërë dhe çfarë mësuat. Flisni me vete duke vlerësuar veten dhe bëhuni tifozi i vetes tuaj. Flitni me vete për gjërat keni arritur dhe si i keni arritur në atë kohë, çfarëdo të jetë.
Bëni gjërat që jeni të aftë t'i bëni dhe që ju dhurojnë kënaqësi. Çlirojeni madhështinë tuaj. Shumë nga ne mund të jenë mësuar nga familja apo shoqëria që të jenë modest, në fakt kjo mundt të jetë gjë e mirë pasi na bën të ndihemi në turp përpara realitetit duke mundësuar që të ndihemi mirë për veten tonë duke rritur besimin në vetvete për gjërat që kemi bërë.
Zgjidhni që të shihni gjërat pozitive tek njerëzit që ju rrethojnë. Kur fokusohemi tek pozitivja, kjo zhvillon natyrshëm marrdhënjet tona me të tjerët.
4. Praktikoni dashuri eksterme për vetveten
Mbi të gjitha duhet të duam dhe të kujdeseni për veten tonë. Shpesh e kemi më të vështirë të kujdesemi për veten se për të tjerët. Praktikoni dashurinë ekstreme të vetvetes duke e falënderuar për gjërat e vogla që mund të bëni për t'u kujdesur për të në përditshmëri.
5. Mundësojini vetes të shkëlqejë
Ju, dhe vetëm ju mund t'ia nxirrni botës magjinë që keni përbrenda. Kështu që mundësojani vetes këtë gjë që të shkëlqeni.
Në shoqërinë shqiptare predikohet shumë nga aktorë të ndryshëm që të mos shkëlqejmë shumë se mund të lëndojmë të tjerët. Por ata që mendojnë dhe atyre që iu është imponuar të mendojnë kështu duhet të ndryshojnë mendim për të shkëlqyer.
Për shembull, nëse keni parë emisione televizive të ndryshme telentesh, sigurisht që keni parë edhe njerëz që shkëlqejnë. Nga ana tjetër ekzistojnë mijëra dhe miliona njerëz që luten dhe brohorasin për ta. Ky mund të jetë një tranzicion i frikshëm dhe shpesh i dhimshëm për ta, por sapo e tejkalojnë, ata fitojmë më shumë besim në vetvete duke përmirësuar vazhdimisht mjeshtëritë e tyre dhe shkëlqyer gjithnjë e më shumë. Jini më i/e miri, origjinal, besojini vetes tuaj dhe do të shihni se si do ta dashuroni nanyralisht veten tuaj duke krijuar për çdo ditë një realitet sa më të mirë.
Mund të bëheni një gjenerues/e pozitiviteti dhe të bëni jetën tuaj më të mirë. Jini të ndërgjegjshëm dhe bëjeni botën tuaj të brendshme dhe të jashtme një vend më të mirë për të jetuar./spiritscience/
Tags
Jeta