Loading...

Shkarkohet pas akuzave për korrupsion kreu i Prokurorisë Pukë


 Shkarkohet për korrupsion kreu i Prokurorisë Pukë

Kreu i Prokurorisë së Pukës akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. “Gjithashtu, Këshilli i Prokurorisë, në mbledhjen e zhvilluar ditën e Mërkurë (dt. 01.10.2014) pyeti në cilësinë e dëshmitarit zyrtarin e Prokurorisë së Përgjithshme, Th. J., për të cilin ish-drejtuesi i Prokurorisë Pukë, Pëllumb Prençi ka ngritur pretendimin se ka diskutuar në praninë e zyrtarit të Prokurorisë së Përgjithshme për rrethanat e çështjes, për të cilën tashmë është marrë si i pandehur dhe po gjykohet në Gjykatën e Shkodrës”- bëhet me dije nga Prokuroria.


Më tej theksohet se Këshilli i Prokurorisë është në fazën e shqyrtimit të të dhënave, sipas të cilave zyrtari i Prokurorisë së Përgjithshme mund të ketë luajtur rolin e negociatorit ndërmjet ish-drejuesit të Prokurorisë Pukë dhe të pandehurit në atë proces gjyqësor, P. Pjetri, lidhur me mosmarrëveshjet që duket se kishin me njëri-tjetrin jashtë procesit penal, por që kishin lidhje me atë proces. “Biseda rezulton se është kryer para se çështja të bëhej publike”- sqaron Prokuroria. .
Shkarkohet pas akuzave për korrupsion kreu i Prokurorisë Pukë Shkarkohet pas akuzave për korrupsion kreu i Prokurorisë Pukë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/01/2014 03:55:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.