Këshilli i Prokurorisë ka votuar me 7 vota pro dhe asnjë kundër, në favor të shkarkimit të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Pukë, ndaj të cili po zhvillohet gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Deri tek pajtimi do të vijë kur Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për javoren serbe “NIN”.
Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një dialog të hapur, demokratik dhe social me serbët, në të cilën qytetarët do të jenë në qendër të vëmendjes, dhe jo një dialog të mbyllur.
“Kur Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe është e gatshme që të përballet me të kaluarën e saj kriminale, atëherë do të vij edhe pajtimi. Kosova nuk është zemra e Serbisë, të cilën nuk dëshiron ta copëtoj, por e vërteta e Serbisë, të cilën gjithmonë dëshiron ta mbajë”, transmeton telegrafi deklaratën e Kurtit dhënë NIN-it.
I pyetur se pse po kërkon që të udhëheq bisedimet, të cilat nuk i njeh dhe si e sheh Bashkësinë e komunave serbe pas këtyre negociatave, Kurti tha se është kundër bisedimeve të pakushtëzuara me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës.
Kurti tha se Bashkësia e Komunave Serbe, e cila u krijua pas marrëveshjes në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb, Ivica Daçiq, pasqyrojnë synimet e Beogradit në Kosovë, i cili kërkon një Republikës të re serbe, duke shtuar se, sipas mendimit të tij, kjo e shndërron fqinjin verior, në një Serbi të madhe.
“Në marrëveshjen rreth komunitetit serb ka dispozita jodemokratike, jokushtetuese si dhe është raciste, pasi që komandanti i policisë në veri, domosdo duhet të jetë serb”, tha ai./bota sot/.
Tags
Kosova