Të paktën 10 vetë janë vrarë dhe 9 janë plagosur nga sulmet me raketa të prorusëve në Donesk, deklaroi kryetari i qytetit.
Kryetari tha në një deklaratë ditën e sotme se një raketë ka vrarë 4 vetë në ambjentet e një shkolle të qytetit, dhe një tjetër rraketë goditi një furgon duke vrarë 6 vetë.
Kievi dhe rebelët prorusë ranë dakord në Minsk në datë 5 shtator që të ndalojnë sulmet e ndërsjellta, duke i dhënë fund kështu konfliktit 5 mujorë që ka shkaktuar më shumë se 2 500 viktima, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara..
Tags
europa