Loading...

Mediat greke të shqetësuara që Çamëria dhe Korfuzi përfshihen në flamurin që valëviti mbi Beograd

Një hapësirë të gjerë të ngjarjes së djeshme, ku një fluturake e telekomanduar valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit dhe që shkaktoi braktisjen e ndeshjes.

Mediat greke, pasi i bëjnë një përshkrim sipërfaqësorë ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Beograd, duke ia hedhur fajin shqipëtarëve, e quajnë flamurin që valëviti dje mbi Beograd "Shqipëria e Madhe Provokative".

Një hapësirë të konsiderueshme në artikujt e tyre, shumë media greke i kanë kushtuar përfshirjes së Çamërisë dhe Korfuzit në flamurin që valëviti mbi Beograd, duke mos i quajtur toka shqiptare Kosovën, Iliridën apo viset shqiptare në Malin e Zi.

Më tej, mediat greke qëndrojnë në një linjë me ato të Beogradit duke i kushtuar një hapësirë të detajuar vëllait të kryeministrit Rama, ku sipas mediave serbe pretendohet se ka telekomanduar fluturaken që valëviti flamurin e viseve shqiptare.
Mediat greke të shqetësuara që Çamëria dhe Korfuzi përfshihen në flamurin që valëviti mbi Beograd  Mediat greke të shqetësuara që Çamëria dhe Korfuzi përfshihen në flamurin që valëviti mbi Beograd Reviewed by Marion Mardodaj on 10/15/2014 01:41:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.