Njerëzit janë më tepër të fokusuar në terma afatshkurtër. Ne si qenie njerëzore jemi më të interesuar në ato përfitimet që mund të sigurohen në çast. Zotësia për të frenuar kënaqësitë tek fëmijët është studiuar përmes një eksperimenti: një fëmije mund t'i jepet një ëmbëlsirë tani, ose dy pas disa minutash, nëse ai/ajo nuk e kullufit ëmbëlsirën e parë.
Psikologët dhe ekonomistët tregojnë që prirje të ngjashme mund të vëzhgohen në shumë fusha të jetës. Ata e përshkruajnë këtë si tendenca e vlerës së perceptuar të një përfitimi për të "frenuar interesat".
Studime të reja në Marcus Autism Center po analizojnë se si aplikohet "frenimi i interesave" tek prindërit vendimmarrës, kur janë të angazhuar në trajtimin e problemeve në sjelljen e fëmijëve të tyre.
Raporti fillesar i këtij studimi u publikua në Journal of Autism and Developmental Disorders.
Autori kryesorë i studimit, Nathan Call, thotë që skuadra e tij pretendon që të dizenjojë programe trajtimi që mund të aplikohen nga familjet. Bashkëatutorët e Call ishin biostaticienti Scott Gillespie dhe Courtney McCracken, i departamentit të pediatrisë në Mindy Scheithauer në Marcus Autism Center, dhe Andrea Ravis, tani tek Trumpet Behavioral Health.
Trajtimet efektive për fëmijët që shfaqin probleme me sjelljen ekzistojnë, por nuk mund të garantohet suksesi i menjëhershëm. Ndërsa nga ana e prindërve kërkohet angazhim aktiv dhe punë.
"Nuk përbën çudi fakti që për problemet kritike në sjellje të jetë e nevojshme ndihma e një kujdestari që në moshën 6 muajshe apo më shumë, për të arritur rezultate pozitive", shkruajnë autorët.
"Ja dhe momenti frustrues për mua si klinicist. Është puna ime të takohem me prindërit, dhe të zhvilloj strategji dhe programe që mendojmë se do funksionojnë. Në fillim prindërit janë të angazhuar. Nëse i pyet se sa e rëndësishme është për ju që të adresoni këtë problem, duke u bazuar në sistemin nga 1 tek 10, ata thonë 11. Por pas disa muajsh, prindërit vendosin për të mos e ndërmarrë një hap të tillë," thotë Call.
Call thotë që në varësi të shenjave të "interesave të frenuara", klinicistët mund të jenë në gjendje që të modifikojnë programet e trajnimit duke i reduktuar, apo të atribuojnë ndihma shtesë nëse është e nevojshme.
Në një artikull të ri, Call dhe skuadra e tij u dha prindërve një sërë zgjedhjesh, një set zgjedhjesh që bazohej në përfitimet financiare dhe një set tjetër që bazohej në trajtimin e sjelljes së fëmijës së tyre. Diagnozat më të zakonshme të fëmijëve ishte autizmi, dhe problemet më të zakonshme në sjellje ishin agresiviteti, sjelljet përçarëse dhe ato vetëlënduese.
Në testin që lidhej me përfitimet financiare, zgjedhja ishte 1000 dollarë pas një frenimi, apo një shumë më e madhe në mënyrë të menjëhershme. Në mënyrë të ngjashme, prindërve iu ofrua një program hipotetik trajnimi që do i jepte fund probleme të sjelljes së fëmijëve të tyre. Ata duhet të zgjidhnin mes një programi që mund të zgjaste 10 vjet dhe të fillonte pas një frenimi, dhe një programi, benefitet e të cilit mund të fillonin në çast, por që mund të zgjaste më pak.
"Vlera që këto prindër vendosnin mbi rezultatet e një trajtimi të problemeve të fëmijëve të tyre ulej gradualisht sa herë që u arrinin rezultate pozitive," shkruajnë autorët.
Për të qenë të sinqertë, kur trajtimi për reduktimin e probleme në sjellje funksionon, efektet janë graduale, shpesh jo të plota, dhe është e vështirë të parashikohet me saktësi shkalla e suksesit. Call thotë që skuadra e tij po i merr në konsideratë këto paqartësi. Studime të tjera do ekzaminojë nëse "frenimi i interesit" ndryshon për moshat e fëmijëve apo ekzistojnë faktorë familjarë që ndikojnë.
"Nuk jemi të surprizuar që "frenimi i interesit" ndodh në realitetin e kujdesjes së prindërve. Klinicistët duhet ta dijnë këtë problem. Por mendoj që nëse mund ta masim, kemi shumë mundësi që ta parashikojmë apo ta ndryshojmë. Sepse është mësuar shumë për "frenimin e interesit" në fushat e tjera, dhe mund t'i përdorim këto njohuri që t'i përkthejnë zbulimet tona në praktikat më të mira," thotë Gillespie./Science Dialy/

Tags
Familja