Përfitimet e pasigurta më motivuese se përfitimet e sigurta, zbulon studimi

Përfitimet e pasigurta më motivuese se përfitimet e sigurta, zbulon studimi

 Kohët e fundit pasiguria është duke marrë një rrugë të gabuar. Qindra artikuj janë shkruar vitet e fundit në atë se si pasiguria sjell efekte negative në tregje dhe krijon një hendek në ekonomi. Por një studim i ri ka zbuluar që pasiguria mund të jetë motivuese.

Në librin e tij "The Motivating-Unscertaintly Effect" (Efekti i Motivimit të Pasigurisë), Prof. Ayelet Fishbach dhe Christopher K. Hsee të Universitetit të Çikagos, Luxi dhe Shen të Universitetit të Hong Kongut, krahasuan kohën, paratë dhe përpjekjet që njerëzit angazhojnë për të fituar një shpërblim të sigurtë, dhe një shpërblim i pasigurtë. Gjetjet e tyre ishin surprizuese, ata gjetën që shpërblimet e pasigurta ishin më motivuese se të sigurtat.


Studiuesit bënë disa eksperimente për të arritur në këto konkluzione. Për shembull, në një studim ata u kërkuan studentëve që të pinin një sasi të madhe uji brenda harkut kohorë të dy minutave. Disave iu tha që do merrnin 2 dollarë nëse do ta kryenin detyrën, ndërsa të tjerëve iu tha se mund të merrnin 1 ose 3 dollarë. Studimi zbuloi që më shumë studentë mbaruan ujin për të marrë shumën e pasigurtë të parave. Ekipi i studimit e quan këtë fenomen "efekti i motivimit të pasigurtë".

Finshbach, Hsee dhe Shen e përshkruajnë këtë si efektin e të bërit të panjohurën të njohur. Për shkak se njerëzit janë të emocionuar për të ditur se çfarë mund të marrin, të punuarit për ta marrë atë u duket më shumë si lojë se sa si një punë. Më pas ata bënë edhe dy eksperimente të tjera.

Në eksperimentin e fundit, ekipi i studimit bëri që dy grupe njerëzish të japin ofertat e tyre për diçka si të ishin në një ankand. Njëri grup ishte fokusuar në procesin e ankandit, dhe grupi tjetër ishte folusuar tek përfitimet. Eksperimenti zbuloi që ata që ishin përqendruar tek procesi rrezikonin më shumë para se ata që ishin fokusuar tek përfitimet, por e shijuan më shumë eksperimentin dhe u ndjenë më të kënaqur se grupi që ishte fokusuar tek përfitimet.

Ekipi i studiuesve vuri re se koncepti i pasigurisë mund të jetë më motivues se koncepti i sigurisë është kundërintuitiv. Sidoqoftë, gjetjet e tyre janë të dobishme për tregtarët. politikbërësit, menaxherët dhe ata që përpilojnë nxitjet për të motivuar njerëzit.
Previous Post Next Post