Loading...

Kreu i shoqatës në Korçë i kërkon jetimit 1.2 milion lekë


Kreu i shoqatës në Korçë i kërkon jetimit 1.2 milion lekë

Një skandal abuzimi me të drejtat e personave jetim është denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko. Shtetasi Ardit Bardhollari ka denoncuar kreun e shoqatës së jetimëve në Korçë Çlirim Zekën pasi ky i fundit i ka kërkuar 1,2 milionë lekë duke i premtuar strehim.

Ngjarja sipas Bardhollarit ka ndodhur në vitin 2003. Jetimi tregon se Zeka I kishte premtuar se do i siguronte shtëpi në këmbim të shumës së parave dhe jo vetëm që nuk i ka siguruar strehimin por nuk i ka kthyer as lekët.


“I dhashë 1 milionë e 200 mijë lekë dhe nuk e mora strehimin përkatës. Prita një muaj, dy dhe mora vesh që ishte mashtrim nga Çlirim Zeka. Atë e ndihmonte edhe një person përgjegjës i ndihmës ekonomike. 3-4 muaj pas ngjarjes bëra denoncimin por asnjë gjë nuk u bë. Madje lekët ja kam dhënë me dy këste një herë 700 dhe një herë 500 ja mora vjehrrës sepse nuk kisha. Nga dhjetori i 2003 nuk e kam parë më”- rrëfen Bardhollari.

Më tej ai thekson se kreu i Jetimëve në Korçë ka mashtruar edhe persona të tjerë. “ Ai ka mashtruar edhe persona të tjerë një inxhinier. Akoma bëhet abuzime në Korçë, na kërkojnë lekë. Bashkia Korçë thotë që nuk e keni të drejtën”- sqaron Bardhollari. Më tej ai thekson se vendosi të bëjë rastin publik në emision pasi kërkon që ti rikthehen lekët e marra.

Vetëm disa ditë më parë një tjetër drejtues i një shoqate në ndihmë të fëmijëve jetim është denoncuar për abuzime me detyrën. Maksim Liço, kreu i shoqatës ‘Jetimë në Fokus’ u vu në pranga pas publikimit të një video-skandali në emisionin “Fiks Fare” teksa i kërkonte favore seksuale një të mituri, në këmbim të statusit të jetimit dhe shpërblime monetare./balkanweb/
Kreu i shoqatës në Korçë i kërkon jetimit 1.2 milion lekë Kreu i shoqatës në Korçë i kërkon jetimit 1.2 milion lekë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/06/2014 10:37:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.