Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme në një analizë për situatën politike për Shqipërinë ka theksuar se ndërsa vendi ecën një hap para, kthehet dy hapa pas. Duke u ndalur gjerësisht tek sektori i energjetikës, në analizë përcaktohet qartë si ‘kanceri’ i Shqipërisë dhe se abuzimet në këtë sektor rrezikojnë anëtarësimin e vendin në BE.
“Nuk u rimbursuan TVSH e kompanive të huaja. Sektori i energjisë, kanceri i Shqipërisë. Shqipërinë e pret një dimër i vështirë”-theksohet më tej në raport. Analiza përcakton se sektori energjetik vuan nga defekte dhe vjedhjet e energjisë dhe se ka probleme serioze financiare dhe operacionale. “Sipas Bankës Botërore, duhet reformë imediate në energji. Veç progresit, ka rritje të korrupsionit Disa kompani elektrike favorizohen nga politikanët. Sektori i energjisë, primar për kryeministrin. Prokuroria duhet të hetojë për këtë proces”-thuhet më tej në analizë.
Duke marrë shkas nga këto probleme, në analizë theksohet se Bashkimi Evropian duhet të përfshihet në këtë çështje.
“BE të paralajmërojë qeverinë për pasojat e situatës. Situata mund të rrezikojë, anëtarësimin hyrjen në BE. Kryeministri duhet të bëjë ndryshime emergjente në këtë sektor.”-citohet në analizë.
Hapi i pare i reformës, në analizën e Institutit Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme është të eliminohet stafi i LSI dhe PD. “Stafi i LSI dhe PD në energji, shtylla korrupsioni”-thuhet në analizë.
Analiza e IFIMES ndalet dhe tek çështja e privatizimit të kompanive shtetërore, që cilësohet si proces i dështuar sipas Institutit.
“Dështimi u evidentua në sektorin e energjisë. Parregullsi të panumërta në tenderat e KESH-it. Privatizimi i CEZ ka elementë korruptiv të paketuara. News24 transmetoi program mbi korrupsionin. Korrupsioni veçanërisht në lidhje me OSHEE”-citohet në analizën e Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme.
Në analizën e IFIMES, bëhet e ditur se gjatë një viti, kryeministri Edi Rama i ka shpallur ‘luftë’ mafias urbane dhe ndërhyrjes në Lazarat për asgjësimin dhe ndalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Më tej, në raport ajo që vlerësohet është dhe iniciativa e fundit e qeverisë Rama sa i takon mbylljes së disa programeve të studimit në disa universitete private, të cilat i ka cilësuar ‘fabrikave të diplomave’. Në analizë theksohet se reforma në arsim ishte e domosdoshme, edhe pse e dhimbshme.
Duke u ndalur tek takimi i nivelit të lartë, ku i pranishëm ishte dhe komisionerit Fyle, u përcaktuan qartë dhe prioritetet e Shqipërisë. Ndër to përmendet reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit, ndërkohë mbetet detyrim përforcimi i depolitizimit të institucioneve dhe krijimi i dialogut politik qeveri-opozitë./Balkanweb/.

Tags
Ekonomi